Pjeshkët janë burim i pasur i antioksidantëve, të cilat e mbrojnë trupin nga sëmundje të ndryshme. Janë të pasura me polifenole, të cilat shërbejnë si ndihmë e parë në rastet e djegies nga dielli. Sipas një studimi të kryer në vitin 2014 në Universitetin Pulman në Washington, acidi i pjeshkave e parandalon zhvillimin e kancerit të gjirit dhe diabetit të tipit 2.
Rojtar i shëndetit kardiovaskular
Antioksidantët që përmbajnë pjeshkët rruajnë shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Ata gjithashtu përmbajnë edhe hekur, i cili stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat, nga ana tjetër, shërbejnë për të qarkullimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesët tjera të trupit. Beta karoteni e mposht kolesterolin, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës.
Mbron shikimin
Jo vetëm që janë të pasura me beta karoten, por gjithashtu përmbajnë edhe sasi të mëdha të vitaminës A dhe C, të cilat e shpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të syrit të njohura si – katarakta dhe degjenerimi makular. Gjithashtu, përmbajtja e lartë e zeaksantinit i mbron sytë nga ndikimi i keq i rrezeve të diellit.
Për lëkurë të bukur
Pjeshkat e kënaqin lëkurën tuaj – vitamina A i mundëson lëkurës që të mbaj lagështinë, me çka do të rruhet cilësia e lëmuar e lëkurës.
E ulin tensionin e gjakut
Pjeshkët janë të pasura me kalium, i cili e kontrollon tensionin e gjakut, i zvogëlon shanset për zhvillimin e gurëve në veshka dhe forcon eshtrat. Mineralet tjera që gjenden në pjeshka, si magnezi, zinku dhe kalciumi, ndihmojnë në funksionimin e duhur të sistemit imun dhe nervor.
Ndikojnë pozitivisht në tretje
Një pjeshkë e madhe do t’ju lejojë të futni tre gram fibra, ndoshta tashmë e dini se fibrat janë të rëndësishme për funksionimin e mirë të tretjes. Përsëri, fibrat do të veprojnë pozitivisht në shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke e mbajtur kolesterolin nën kontroll.