Harrojeni lodhjen dhe melankolinë me një porcion gështenja

Gështenjat rekomandohen për ata që duan të forcojnë muskujt, si dhe për anemikët, atletët, madje edhe për ata që kanë probleme me kapsllëkun, të gjitha këto për shkak të vlerës së tyre energjike.

Përgjumja, gjendja shpirtërore e keqe, janë vetëm disa nga simptomat e melankolisë së përkohshme, e cila prek shumë njerëz kur fillojnë ditët e shkurtra të vjeshtës dhe me shi, si dhe kur obligimet rriten.

Konsumimi i gështenjave do të ju bëj mirë personave të lodhur dhe pavullnet. Gjithashtu rekomandohen për ata që duan të forcojnë muskujt, si dhe për anemikët, atletët, madje edhe për ata që kanë probleme me kapsllëkun, të gjitha këto për shkak të vlerës së tyre energjike.

Gështenjat e pjekura kanë vlera të larta të energjisë, sasi më të madhe të proteinave, yndyrnave dhe vitaminave dhe sasi të dyfishtë të karbohidrateve. Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë E dhe fitokemikale të cilat nuk janë të pranishme tek gështenjat e ziera, megjithatë gështenjat e ziera përmbajnë një përqindje më të lartë të përbërësve mineral.

Vlerat ushqyese të gështenjave (100 gr)

  • Vitamina B: 22 mg
  • Riboflavin: 22 mg
  • Niacinë: 6 mg
  • Kalciumi: 27 mg
  • Hekuri: 3.8 mg
  • Fosfori: 373 mg
  • Yndyrna: 4.1 mg
  • Proteina: 2.9 mg
  • Kalori: 377

Megjithëse gështenjat janë shumë ushqyese, ato vështirë treten.

Për shkak se janë të pasura me kalium, por të varfëra me natrium, gështenjat u rekomandohen personave që kanë probleme me veshkat dhe sëmundjet kardiovaskulare. Nga frutat tjerë, gështenjat dallohen nga përqindja e ulët e yndyrës, përqindja e lartë e niseshtesë (rreth 44%) dhe është i vetmi frut i këtij llojit që përmban vitaminën C.