Harta shëndetësore e trupit tuaj

Pamja fizike dhe treguesit e jashtëm të caktuar, mund të tregojnë për atë se çfarë po ndodh me organizmin e juaj.

Kontrolloni se si e keni gjendjen me rrathët e errët dhe qeset e syve, kontrolloni nishanet  dhe vëzhgoni nëse trupi juaj mban lëng. Këto kontrolla të shpejta janë parandalesë e shkëlqyer e çrregullimeve serioze shëndetësore.

                                                                               RRATHËT E ERRËT

  • Shkaku: Mungesa e gjumit mund të përkeqësojë këtë problem, por profesionistët besojnë se funksioni i dëmtuar i veshkave (eliminimi joefektiv i substancave të dëmshme nga trupi) është shkaku kryesor i shfaqjes së rrathëve të errët rreth syrit.
  • Zgjidhja e shëndetshme: Brenda ditës pini mjaftueshëm lëngje dhe filloni të hani produktet që janë të pasura me fosfor (ushqim integral, mish pule, vezë, fara dhe fruta të thata), me çka do t’ju ndihmoni veshkave të bëjnë punën e tyre.

                   NISHANET

  • Shkak: Nishanet janë fenomen natyror, të cilat të gjithë njerëzit i kanë në lëkurë nëpër të gjithë trupin.
  • Zgjidhja e shëndetshme: Nëse shqetësoheni nëse disa nga nishanet janë beninje ose jo, atëherë është mirë që një herë në vit të bëni ekzaminim dermatologjik. Në rast se tregohet se ndonjë prej nishaneve është potencialisht kancerogjen, mund të hiqet me sukses nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Megjithëse nishanet e spikatura tek të cilat rriten qime janë të mira, vëmendje të veçantë kushtoni atyre që janë të mëdha dhe të sheshta, në ngjyrë shumë të errët ose pa formë.

RRUAJTJA E LËNGJEVE TË INDEVE 

  • Shkaku: Shkaku kryesor i rruajtjes së lëngjeve në trup ose edemë, është konsum i tepërt i kripës ose alkoolit, periudhë e gjatë e pasivitetit fizik dhe luhatja e hormoneve. Organizmi ynë është i aftë në balancimin e nivelit të lëngjeve, por disa gjëra mund të prishin këtë balancim, gjë që manifestohet me mbajtjen e lëngjeve në inde.
  • Zgjidhja e shëndetshme: Para se gjithash, largoni kripën nga të ushqyerit dhe zvogëloni ndjeshëm futjen e produkteve të kripura natyrale. Rritni konsumin e ujit dhe ushtroni rregullisht. Pini çajra bimor të cilat janë diuretikë natyral, sidomos çaji i majdanozit.