Hematomat janë mpiksje të gjakut të cilat shfaqen kur ena e gjaku goditet ose qëllohet. Atëherë gjaku del nga sistemi i gjakut. Hematomat mund të jenë më të vogla në formën e mavijosjeve dhe ndoshta kërkojnë trajtim nëse bëhet fjalë për tërheqje muskujsh ose lëndim të nyjeve.
Çfarë është hematoma?
Hematoma shfaqet pas plasaritjes së enës së gjakut, ku gjaku derdhet nga enët e gjakut në zonën përreth, domethënë në zonat e mëposhtme:
- Nën lëkurë;
- Në nyje;
- Midis muskujve.
Hematomat tregojnë mpiksje të gjakut e cila është shfaqur nga gjaku i derdhur. Mavijosjet janë hematoma më të vogla nënlëkurore të cilat krijohen nga plasja e kapilarëve. Hematomat e mëdha shfaqen nga plasaritja e ligamenteve dhe indeve muskulore. Gjaku i cili derdhet nga enët e gjakut është irrituese për indet përreth dhe mund të shkaktojë inflamacion dhe ënjtje. Organizmi do të përpiqet që të rregullojë vetë mpiksjen dhe enën e gjakut të plasaritur. Gungat copëtohen në nyje më të vogla dhe riabsorbohen, ndërsa enët e gjakut riparohen me sintezën e fibronektinit dhe me zhvendosjen e kaskadës së gjakut të koaguluar. Hematomat e mëdha të gjakut ndonjëherë nuk mund t’i korrigjoj as vetë organizmi, hematoma do të shkaktojë sintezën e indit lidhës, madje edhe përfshirjen e kalciumit në inde. Atëherë mund të vijë deri te rritja e kockës në drejtim të lakuar, e cila duhet të korigjohet.
Simptomat
Simptomat e hematomës varen nga zona në të cilën shfaqen. Kjo zonë do të jetë e inflamuar dhe e irrituar. Simptomat tipike të hematomës janë:
- Skuqja e lëkurës;
- Dhimbje gjatë prekjes;
- Ndjeshmëri;
- Ënjtja e zonës së prekur;
Shkaktarët
Rrjedhja e gjakut në zonën përreth shkaktohet nga trauma. Këto jo domosdoshmërisht janë aksidente të thjeshta, por dëmtim i enëve të gjakut në gjendjet e mëposhtme:
- goditje;
- lëndimi ose plasaritje e kockave;
- hemoragjia e brendshme pas një sëmundje;
- aneurizëm;
- barnat kundër mipksjes së gjakut;
- hemofili;
- anemi;
- infeksioni i cili zvogëlon numërin e trombociteve në gjak;
- shtatzani dhe lindje.