Kjo është një procedurë që përtërinë lëkurën e fytyrës. Mund të kryhet tek pothuajse të gjithë pacientët pa kufizime të veçanta dhe më së miri është nëse kryhet pas 45 moshës vjeçare, pasiqë sa më i vjetër është pacienti aq më të mëdha janë efektet.
Ndërhyrja zgjat katër deri në pesë orë, ndërsa pacienti mund të lajë flokët vetëm ditën e tretë. Përndryshe, bëhet në atë mënyrë duke shtrënguar fytyrën në drejtim të shtrirjes së muskujve. Kur aplikohet face lifting-u klasik, atëherë në përgjithësi kryhet në një ose dy drejtime vertikale, të pjerrëta ose horizontale. Efektet zgjasin deri disa vjet.