Shkencëtarja Vivienne Labrye nga Instituti hulumtues në Miçigan me studimin e ri, më të gjerë dhe më të gjatë deri më tani, ka ngritur një diskutim mbi atë nëse sëmundja e Parkinsonit fillon aktualisht në zorrën qorre dhe udhëton deri në tru. Shkencëtarja dhe ekipi i saj analizuan të dhënat e 1.6 milionë suedezëve gjatë një periudhe 52 vjeçare. Ata vunë re se popullatës që ju është hequr apendesiti në rini, janë prekur për 20% më pak nga sëmundja e Parkinsonit, më vonë gjatë jetës.
Komponenta toksike e gjetur në trurin e pacientit, tashmë është zbuluar në zorrën qorre, thuhet në studim.
Sëmundja e Parkinsonit do të thotë dridhje dhe palëvizshmëri, për të cilat një kohë e gjatë është menduar se shkaktohen nga qelizat e vdekura në tru, të cilat depozitohen për shkak të proteinave sinuklein. Përndryshe sinukleina kryen funksionin e sinjalizimit të nervave.
Ekipi i shkencëtarëve analizoi 48 mostra të apendesitit të marra nga personat të cilët kishin dhe nuk kishin sëmundjen e Parkinsonit dhe zbuluan se pothuajse tek të gjitha mostrat kishte sinuklein në fibrat nervore të organeve.
“Ai mund të veprojë si farë për sëmundjen e trurit, por duhet të hetohet më tej se përse kjo gjë ndodh vetëm me persona të caktuar”, thekson Prof. Labrye.