Kjo gjendje karakterizohet nga dhimbja në pjesën e prapme të qafës, si dhe dhimbje të muskujve të qafës, dhimbje në shpatulla, supe, nënbryl, shuplaka, madje edhe dhimbje në gishta, dhimbje gjatë lëvizjes së kokës dhe kollitje.
Në fëmijëri, shtylla kurrizore përbëhet nga shtatë vertebra të qafës, 12 të gjoksit, pesë vertebra lumbale, pesë vertebra sakrale dhe katër ose pesë vertebrat e bishtit. Me rritjen e trupit, numri i vertebrave zvogëlohet në 26, pasiqë vertebra sakrale bashkohet në një kockë, si dhe vertebra e bishtit, ato nuk janë të ndara si 26 të parët, prandaj edhe quhen vertebra të rreme. Midis pjesës së përparme dhe të pasme të vertebrave gjendet kanali kurrizor, në të cilin gjendet palca kurrizore.
Në mesin e vertebrave ekzistojnë edhe hapje midis tyre, në një nga të dyja anët e vertebrave, në të cilën ndodhen nervat kurrizore. Të gjitha vertebrat, përveç atyre sakrale dhe të bishtit, janë të ndara njëra nga tjetra me disqe, të ndërtuara nga bërthama xhelatinoze dhe unaza fibroze. Indet midis disqeve vertebrale përmbajnë një sasi të madhe uji, e cila me plakjen zvogëlohet, kështu që shtylla kurrizore humbet elasticitetin dhe fleksibilitetin, bërthama xhelatinoze dobësohet dhe mund të dëmtohet.
Hernia diskale zakonisht ndikon në rruazat e qafës dhe pjesën lumbale të shtyllës kurrizore, pasiqë këto pjesë lëvizin më shumë.
Shkaqet e kësaj gjendjeje mund të jenë ngarkesa e tepruar në shpinë, puna e rëndë fizike, mbipesha, lëndime të kurrizit. Simptomat përfshijnë dhimbjen e shpinës e cila pastaj kalon tek këmbët, dhimbjen e vitheve që bie në pjesën e prapme të këmbës, dhimbje e fortë gjatë lëvizjeve të shpejta, ngritje në këmbë, përkulje dhe dhimbje gjatë natës.
Hernia diskale e qafës manifestohet nga dhimbja në pjesën e prapme të qafës, si dhe dhimbje të muskujve të qafës, dhimbje në shpatulla, supe, nënbryl, shuplaka, madje edhe dhimbje të gishtave, dhimbje gjatë lëvizjes së kokës, tendosje, kollitje.
Për të ruajtur lëvizjen e shtyllës kurrizore më të mirë janë ushtrimet (noti, yoga), ushqim i shëndetshëm (i pasur me antioksidantë), hidratimi i trupit (konsumimi i dy litrave ujë në ditë), shmangia e ushqimeve jo të shëndetshme (sheqer i rafinuar, miell), rregullimi i peshës trupore (mbipesha e ngarkon boshtin kurrizor), eliminon toksinat nga organizmi, ndërprerja e pirjes së duhanit dhe mbajtja e duhur e trupit. Shmangia e lëvizjeve të shpejta dhe ngritja e ngarkesave, ndërsa terapia fizikale, konsiderohet si parandalimi më i mirë i hernisë diskale.