Herpes zoster- infeksion viral që shkakton një skuqje të dhimbshme

Herpes zoster është një infeksion viral që shkakton një skuqje të dhimbshme. Herpes zoster mund të shfaqen kudo në trupin tuaj. Zakonisht duken si flusa që mbështillen në zonën ndërbrinjore, majtas ose djathtas.

Herpes zoster është një infeksion viral që shkakton një skuqje të dhimbshme. Herpes zoster mund të shfaqen kudo në trupin tuaj. Zakonisht duken si flusa që mbështillen në zonën ndërbrinjore, majtas ose djathtas.

Herpes zoster shkaktohet nga virusi varicella-zoster – i njëjti virus që shkakton linë e dhenve. Edhe pasi të jeni shëruar nga lija e dhenve, virusi mbetet në trupin tuaj. Dekada më vonë virusi mund të riaktivizohet sërisht si herpes-zoster.

Herpes zoster nuk është kërcënues për jetën. Por mund të jetë shumë e dhimbshme. Vaksinat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të herpes-zosterit. Trajtimi i hershëm mund të shkurtojë kohëzgjatjen e infeksionit të herpesit dhe të zvogëlojë mundësinë e komplikimeve. Komplikacioni më i zakonshëm është nevralgjia post-herpetike. Kjo është një gjendje e dhimbshme që shkakton dhimbje për një kohë të gjatë edhe pasi fshikëzat tuaja të pastrohen.

Simptomat e herpesit zakonisht prekin vetëm një pjesë të vogël të njërës anë të trupit tuaj. Këto simptoma mund të përfshijnë:

Dhimbje, djegie ose pickim

Ndjeshmëria ndaj prekjes

Një skuqje që fillon disa ditë pas dhimbjes

Flluska të mbushura me lëng që hapen dhe mbulohen

Kruarje

Disa njerëz gjithashtu përjetojnë:

Ethe

Kokëdhembje

Ndjeshmëri ndaj dritës

Lodhje

Dhimbja është zakonisht simptoma e parë e herpesit-zoster. Për disa njerëz, dhimbja mund të jetë intensive. Në varësi të vendndodhjes së dhimbjes, ndonjëherë mund të ngatërrohet me probleme të zemrës, mushkërive ose veshkave. Disa njerëz përjetojnë dhimbje nga herpes-zoster  pa shfaqur skuqje.

Më së shpeshti, skuqja e herpesit zhvillohet si një brez flluskash që mbështillen rreth anës së majtë ose të djathtë të brinjëve. Ndonjëherë një skuqje e herpes-zoster shfaqet rreth njërit sy ose në njërën anë të qafës ose fytyrës.

Kur duhet të shkoni te mjeku

Kontaktoni shërbimin tuaj shëndetësor sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshoni për herpes-zoster, veçanërisht në situatat e mëposhtme:

Dhimbja dhe skuqja shfaqen pranë syrit. Nëse nuk trajtohet, ky infeksion mund të çojë në dëmtim të përhershëm të syve.

Jeni 50 vjeç e lart. Mosha rrit rrezikun e komplikimeve.

Ju ose dikush në familjen tuaj keni një sistem imunitar të dobësuar. Kjo mund të jetë për shkak të kancerit, medikamenteve ose sëmundjeve kronike.

Skuqja është e përhapur dhe e dhimbshme.

Përktheu dhe përshtati:S.N