Rastet e inflamacionit të muskulit të zemrës, miokarditi, janë vërejtur tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, informuan nga grupi këshillues i Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), duke rekomanduar kërkime të mëtejshme në këtë gjendje të rrallë.
Bordi i imunizimit në kuadër të Qendrës informuan se po studionte raportet e disa të rinjve, kryesisht adoleshentë dhe të rritur të rinj, shumica e tyre meshkuj, të cilët kishin zhvilluar miokarditin, inflamacion të muskulit të zemrës.
Kjo gjendje zakonisht kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një larmi virusesh, sipas CDC.
Nuk thuhet se sa njerëz kanë zhvilluar miokardit dhe rekomandohet hulumtim i mëtejshëm.
Dr. Amesh Adalja, shkencëtar i shquar i sigurisë shëndetësore në Qendrën John Hopkins, thotë se vaksinat dihej se shkaktojnë miokardi dhe se ishte e rëndësishme të monitorohej për të parë nëse ishte e lidhur qëllimisht me vaksinën. E rëndësishme është të merren parasysh edhe shkalla e rrezikut dhe përfitimi.
“Vaksinat mund të jenë padyshim më të dobishme dhe të kapërcejnë këtë rrezik shumë të ulët, nëse identifikohen përfundimisht”.
CDC raporton se rastet regjistrohen zakonisht brenda katër ditësh nga marrja e vaksinës mARN. Nuk specifikohet se për cilën vaksinë bëhet fjalë. Në SHBA përdoren dy vaksina të tilla, Pfizer dhe Moderna.
Ministria e Shëndetësisë në Izrael në muajin prill informoj se po studionte një numër të vogël të rasteve të miokarditit tek njerëzit që morën vaksinën Pfizer, megjithëse nuk ishin arritur në përfundime. Shumica e rasteve në Izrael janë raportuar tek personat nën moshën 30 vjeç.