Sipas rezultateve të një studimi të ri, pastrimi i dhëmbëve dy herë në javë për të paktën dy minuta, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Përndryshe, studime të mëparshme kanë treguar lidhjen midis sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjes parodontale.
Personat që i pastronin dhëmbët më pak se dy herë në ditë, më pak se dy minuta, kishin tre herë më shumë rrezik ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, dështimi i zemrës dhe sulmi në tru.
Përndryshe, prej më herët dihet se sëmundja parodontale është një shkaktar shumë i fortë i sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i mëparshëm, i publikuar muajin e kaluar në revistën Hypertension, tregoi se sëmundja e mishit të dhëmbëve e përkeqëson tensionin e gjakut dhe e pengon veprimin e barnave të cilat përdoren për trajtimin e hipertensionit.
Gjithashtu, profesionistët theksojnë se nuk duhet të harrohet fakti se higjiena e dobët e dhëmbëve, në mënyrë të barabartë paraqet rrezik për njerëzit që kanë probleme me valvulat e zemrës.