Për të shmangur humbjen e dësisë së eshtrave (osteoporozën), shumë gra marrin shtesa dietike të kalciumit. Por, çka nëse ndosh nëse ekzagjerohet me përdorimin e tyre?
Ashtu siç është e mundur që të vuash nga mungesa e kalciumit në trup, ashtu është e mundur që të vihet edhe deri te sasia e tepërt e tij në organizëm. Për të njohur simptomat e grumbullimit të tepërt të kalciumit në trup, duhet të dëgjohen dhe ndiqen shenjat që jep trupi. Nëse veprohet në kohë, komplikimet serioze dhe zhvillimi i hiperkalcemisë mund të parandalohen.
Hiperkalcemia do të thotë nivel i rritur i kalciumit në gjak. Ky mineral është i nevojshëm për krijimin e masë kockore, por gjithashtu luan rol të rëndësishëm në kontraktimet e muskujve, lirimin e hormoneve dhe siguron funksionimin e duhur të trurit dhe nervave. Vështirësi të këtyre proceseve mund të shfaqen atëherë kur rritet nivel i kalciumit.
Përveç konsumit të tepruar të kalciumit, kjo gjendje mund të shfaqet edhe si pasojë e aktivitetit të theksuar të gjëndrës paratiroide, kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Simptoma më e zakonshme e kalciumit të tepërt është letargjia. Disa njerëz ndodh që të mos jenë të interesuar për asnjë lloj aktiviteti të nevojshëm ditor, siç është ushqimi. Gjithashtu e mundur është shfaqja e të përzierave, të vjellave dhe diarre, të cilat mund të çojnë në dehidrim të trupit dhe etje.
Ndër simptomat më serioze të hiperkalcemisë bën pjesë edhe ritmi jo i rregullt i rahjes së zemrës dhe tensioni shumë i ulët i gjakut.
Nëse nuk u kushtohet vëmendje simptomeve, ndodh që individi të humbasë vetëdijen ose të ndihet i hutuar për gjatë gjithë kohës. Tek shumë pacientë me kalcium të tepërt vjen deri te depresioni, dhimbje të barkut dhe veshkave.
Nevoja e vazhdueshme për të shkuar shpesh në tualet shoqëruar me dhimbje, si dhe kapsllëk disa ditor, gjithashtu janë simptoma që tregojnë se është rritur nivel i kalciumit në organizëm.
Për këto arsye, mjekët sugjerojnë që të mos përdoren shtesat dietike pa konsultimin paraprak me mjekun, si dhe këshillimi që rregullisht të matni nivelin e këtij minerali i cili është kyç për organizmin.