Shumica e regjimeve me qëllim të humbjes së peshës, do t’ju japin rezultatet e dëshiruara, por trupi juaj do të privohet nga materiet ushqyese. Në vazhdim, ju ofrojmë një recetë të dobishme që do t’ju shkrijë dhjamin e tepërt rreth stomakut dhe në të njëjtën kohë ndikon në përmirësimin shëndetit tuaj.
Uji me xhenxhefil është efektiv në shkrirjen e dhjamit të belit, ijeve dhe kofshëve.
Përgatitja: Rrënjën e freskët të xhenxhefilit priteni në feta të holla. Fetat vendosini në një enë me 1-1.5 litra ujë. Kur të filloj të vlojë, zvogloni temperaturën dhe lëreni që të vlojë për 15 minuta. Lëreni lë të ftohet.
Si të përdorni: Këtë lëng mund t’a pini gjatë gjithë ditës. Nëse doni të pastroni tërësisht trupin tuaj, pini çdo ditë nga një litër prej këtij lëngu, në një periudhë prej gjashtë muajsh.
Më së miri është që të pini ujë të ftohtë me xhenxhefil.
Cilësitë shëruese të xhenxhefilit
Xhenxhefili është një antioksidant i fortë, në sajë të përbërësve që përmban. Konsumimi i ujit me xhenxhefil është jashtëzakonisht i dobishëm për parandalimin e kancerit, për shkak se përmban anti-inflamatore dhe antioksiduese të fortë. Përveç kësaj, xhenxhefili mund të ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak, shkruan healthandnaturalmedicine.com.