Hirra është artikull që hidraton, lehtëson irritimin dhe kruajtjen e kokës. Largon zbokthin dhe ndihmon në rigjallërimin e lëkurës së kokës pasiqë vepron si antibiotik. E rëndësishme është që të fërkohet skalpi i kokës, por gjithashtu mund të aplikohet në të gjithë flokët.
Receta 1
Përzieni 1 filxhan hirrë me 1 vezë. Përzieni mirë, dhe kështu përzierjen vendoseni në skalpin e kokës dhe mbi të gjithë flokët. Flokët mbështilleni dhe kapeni me një karficë dhe lëreni që të veprojë për gjysmë ore. Flokët lani me shampon (më së miri dy herë), por ju mund të përdorni edhe lëng limoni për të larguar erën e hirrës.
Në hirrë shtoni edhe disa lugë çaji me piper, i cili është mjaftë efikas në luftën kundër zbokthit, aplikojeni në flokët tuaj si maskë dhe lereni të qëndrojë për një orë. Pastrojeni atë me shampo.
Receta 2
Për të parandaluar zbokthin, shumë mirë vepron edhe kombinim i lëngut të limonit dhe hirrës (ju gjithashtu mund të përdorni lëvoren e thatë të limonit në formë pluhuri). Përzierjen aplikojeni në skalpin e kokës dhe lëreni të veproj për 15-30 minuta, pastaj lani flokët.
Uthulla e mollës është një ilaç efektiv kundër zbokthit, por në kombinim me hirrën është edhe më efektiv. Këtë përzierje prej dy lëngjeve mbajeni në kokë prej 30 deri 60 minuta para larjes.