Historia e fekondimit artificial

Befasues është fakti se fillimet e fekondimit artificial ose in vitro nuk janë nga ky shekull, por kanë filluar që nga shekujt para vitit 1800. Historia e IVF mund të tingëllojë sikur të jetë shkruar për një roman fantashkencë, por e vërteta është e dokumentuar në revista mjekësore prestigjioze të cilat datojnë shumë herët.

Që nga viti 1978, kur lindi Louise Brown, fëmija i parë nga procedura e mbarësimit artificial, kjo metodë mundësoi lindjen e më shumë se 3.5 milion fëmijëve në mbarë botën. Gjithnjë e më shumë me pajisje më të mira moderne, fekondimi artificial tregon një shkallë të lartë suksesi që varion nga 22 deri në 40% të shtatzënive të konsumuara pas përpjekjes së parë. Falë fekondimit artificial, prej ku në vitin 1992 në procedurë u fut edhe mikrofiltrimi (injektimi intracitoplazmatik i spermatozoidëve-ICSI), sot problemi i sterilitetit mashkullor është zgjidhur definitivisht.

Foshnja e parë nga epruveta në Maqedoni lindi më datë 29 dhjetor 2001, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Gjylten Ademovska nga Shkupi, 27 vjeçe, përmes procesit të fekondimit in vitro, lindi Albenin, fëmijën për të cilën familja kishte pritur shtatë vjet. Procesin e IVF u kreu ekipi mjekësor i Klinikës udhëhqur nga ish-drejtori i spitalit, tashmë i ndjeri Prof. Dr. Jovan Tofoski.

Befasues është fakti se fillimet e fekondimit artificial ose in vitro nuk janë nga ky shekull, por kanë filluar që nga shekujt para vitit 1800. Historia e IVF mund të tingëllojë sikur të jetë shkruar për një roman fantashkencë, por e vërteta është e dokumentuar në revista mjekësore prestigjioze të cilat datojnë prej kohësh.

Në mesin e shekullit të 19-të, u shënua regjistrimi i parë i IVF, domethënë për mjekun e quajtur Dr. Sims në Spitalin e Grave në Nju Jork, i cili kreu fekondim të freskët intrauterin nga spermatozoidi i burrit. Kjo ndërhyrje rezultoi me shtatzani, e cila më vonë rezultojë me abort. Trajtimi i infertilitetit në atë kohë kryesisht përbëhej nga kirurgjia gjinekologjike.

Në vitin 1884, Dr. William Pancoast në Filadelfia bëri fekondimin e parë nga donatori, duke përdorur lëngun seminal të një studenti të mjekësisë i cili dukej si më i rëndësishmi i klasës. Për shkak se donacioni ishte anonim, as gruaja dhe as burri nuk ishin të informuar se fekondimi bëhej me spermën e huaj. Për këtë gjë, Dr. Pancoost i njoftoi ato vite më vonë, gjë që, diçka e tillë sot është e dënueshme me ligj.


Në fillim të vitit 1900, janë kryer shumë hulumtime mbi hormonet dhe lidhjen e tyre me fertilitetin. Klinika e parë e infertilitetit u hap më vitin 1926 në Massachusetts. Në vitin 1934, George Pincus kreu fekondim IVF tek lepujt, por për shkak të studimit të tij kontraverz, ai u shkarkua nga Harvardi. Hulumtimet e para serioze mbi fekondimin artificial në njerëz filluan në Nju Jork nga Dr. John Rock dhe Dr. Menkin.


Shtatzënia e parë e arritur përmes fekondimit in vitro u raportua në Universitetin Monash nga ekipi Karl Wood, John Leyton dhe Alan Trunson në vitin 1973, por ajo zgjati vetëm disa ditë, andaj sot quhet shtatzani biokimike. Ekipi i Dr. Landrum Shittles u përpoq të kryejë IVF në 1973, por udhëhqësi i departamentit e zëvendësoi procedurën në minutën e fundit. Tre vjet më vonë, u raportua shtatzënia ektopike nga Dr. Patrick Steptoe dhe Dr. Robert Edwards.

Në vitin 1977, mjekët Steptoe dhe Edwards me sukses realizuan konceptin pionier të fekondimit artificial, i cili rezultoi me lindjen e fëmijës së parë në botë nga epruveta, i konceptuar me procedurën IVF. Foshnja e parë e lindur më 25 korrik 1978 përmes metodës së fekondimit artificial është Louise Brown në Spitalin e Përgjithshëm në Oldham, Manchester, Britani e Madhe.

Pas një sërë kufizimesh rregulluese, klinika e parë e IVF u hap në SHBA në vitin 1980, e cila është në konkurrencë të vazhdueshme me Australinë, që konsiderohet të jetë vendi i dytë, i cili vitin e njejtë njoftoi se kanë bërë foshnje nga epruveta. Por Shtetet e Bashkuara e treguan rezultatin në vitin 1981. Elizabeth Carr është fëmija i parë në SHBA i arritur përmes metodës së IVF.

Pas njoftimit të kësaj shtatëzanie të përfunduar me sukses me IVF, progresi i fekondimit artificial lëvizte me shpejtësi rrufeje.

  • u përmirësuan barnat e fertilitetit
  • IVF qelizat vezë të fekonduara filluan të kthehen në vaginale, në vend të laparoskopike;
  • injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI) burrave me spermë të ulët u ka mundësuar që të bëhen baballarë që nga viti 1992;
  • transferimi i embrioneve lëviz ngadalë nga një në 3 ditë, ndërsa sot kryhet në ditën e pestë në të gjitha qendrat e fertilitetit, pasi laboratorët embriologjikë janë bërë të aftë në kultivimin e sigurt të embrioneve për një kohë të gjatë;
  • teknikat e biopsisë së embrionit janë zhvilluar në një parashikim më të sigurtë dhe më të saktë të përbërjes gjenetike të embrionit, me qëllim që përmirësohen normat e shtatzanisë dhe të zvogëlohet rreziku i shtatëzanisë së shumëfishtë dhe abortit spontan.

Aftësia përmes kësaj metode për të bërë skrining të disa sëmundjeve të fetusit para se të futet në mitër, në të ardhmen, ofron zgjidhje për ata çifte tek të cilët nuk ka probleme me shterpësinë, por ekziston ngarkesë e faktorëve gjenetikë familjarë të njërit ose të dy prindërve, dhe kështu të marrin përgjigjen se nëse ata do të mund të kenë fëmijë të shëndetshëm.