Historia e hemodializës

Terapia e sotme e ënjtjes së veshkave përfshin procese fizike siç është osmoza dhe difuzioni, të cilat mundësojnë transportin e lëngjeve dhe materieve tretëse.

Gjendja e ënjtjes kronike dhe akute të veshkave, e cila nëse nuk trajtohet shpie në vdekje, është sëmundje po aq e vjetër sa njerëzimi. Në të kaluarën si terapi për uremi përdoreshin banjat e nxehta, terapitë e djersitjes, klizma dhe të ngjashme. Terapia e sotme e ënjtjes së veshkave përfshin procese fizike siç është osmoza dhe difuzioni, të cilat mundësojnë transportin e lëngjeve dhe materieve tretëse.

Pëshkrimin e parë shkencor të një procedure të tillë e dha kimisti skocez Thomas Graham në vitet e ’50-ta të shekullit 19. Në atë kohë, osmoza dhe dializa u bënë metoda popullore për ndarjen e ujit nga tretësit përmes membranës gjysëm të depërtueshme. Shumë kohë përpara, në përshkrimin e tij Graham njoftoi përdorimin potencial të një procedure të tillë në mjekësi.

Besohet se mjekët anglezë Hales dhe Varick hodhën themelet e dializës moderne peritoneale në vitin 1744. Ato arritën që një pacienti të moshës 50 vjeçare, të ja lajnë  zgavrën e barkut me një përzierje të ujit dhe verës me proporcion 50:50.

Përshkrimi i parë historik i dializës si një teknik mjekësor u botua në vitin 1913 nga Abel, Rountry dhe Turner nga Universiteti i Baltimores, të cilët vunë në dializë kafshët e anestezizuara, duke e drejtuar gjakun e tyre jashtë trupit përmes një tubi me membranë gjysmë të depërtueshme. Autorët e njëjtë gjithashtu prezantuan edhe termin “veshkë artificiale”.

Veshka e parë artificiale (dializa rrotulluese) është bërë në Holandë në vitin 1941.

Dializën e parë peritoneale të veshkave e bëri mjeku gjerman Georg Günther në vitin 1923. Midis viteve 1924 dhe 1938, ekipet mjekësore nga Amerika dhe Gjermania kryen një përsëritje të rregullt të dializës peritoneale, për vërtetuar se si një procedurë e tillë mund të shërbejë si zëvendësim për funksionin normal të veshkave.

Hemodializa e parë e suksesshme e njeiut u krye në vitin 1924 nga mjek gjerman Georg Haas. Dializa zgjati 15 minuta dhe kaloi pa ndërlikime. Pas kësaj në vitin 1928, ai në procesin e dializës futi heparin, por për shkak të mungesës së mbështetjes ai ndaloi punën e mëtejshme shkencore. Pas tij, holandezi William Cole ndërtoi aparatin e parë për hemodializë, ndërsa si membranë dialize ai përdorte celofan.

Në vitin 1960, shkencëtari amerikan Belding Scribner bëri qasjen e parë të qëndrueshme në enët e gjakut, duke krijuar në këtë mënyrë themelet për zhvillimin e hemodializës ekzistuese, ndërsa qendra e parë e dializës u hap në Seattle dy vjet më vonë.

Epoka moderne e hemofiltrimit filloi me raportin e Blomley dhe Henderson më vitin 1967 mbi përvojën e përdorimit të membranave me performancë të lartë në largimin e lëngjeve dhe grimcave, njëkohësisht duke plotësuar lëngjet. Aplikimi klinik i kësaj metode filloi në vitin 1972.