Historia e kirurgjisë laparoskopike

Operacioni i parë laparoskopik i qenit u bë më vitin 1902 nga kirurgu i njohur Georg Kelling në Drezden Gjermani, por tetë vjet më vonë Dr. Hans Christian Jacobaeus kreu operacionin e parë laparaskopik tek njeriu, në Suedi.

Laparoskopia ose kirurgjia minimale invazive nënkupton kirurgjinë moderne, me të cilën ndërhyrjet në zgavrën abdominale kryhen përmes prerjeve të vogla (hapje me gjatësi prej 0.5-1.5 centimetra) në murin anterior të stomakut, e kundërta e kirurgjisë klasike e cila kryhet përmes prerjeve të gjata në murin anterior të stomakut të cilat janë 10 deri në 30 centimetra gjatësi. Shpejtësia e shërimit të pacientit dhe vështirësitë pas operacionit kryesisht varen nga madhësia e plagës kirurgjikale në murin anterior të stomakut.

Operacioni i parë laparoskopik i qenit u bë më vitin 1902 nga kirurgu i njohur Georg Kelling në Drezden Gjermani, por tetë vjet më vonë Dr. Hans Christian Jacobaeus kreu operacionin e parë laparaskopik tek njeriu, në Suedi. Ai vetë i konstruktoi instrumente të cilat ishin edhe instrumentet e para laparoskopike deri më atëherë.

Shumë kohë pas kësaj ndërhyrje, kirurgjia laparoskopike mbeti pa u vënë re deri në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kur filluan të shfaqen rezultatet e para profesionale mbi kirurgjinë laparoskopike në gjinekologji.


Përdorimi i parë laparoskopik me qëllim përcaktimin e shtatzaninë ektopike u përshkrua nga Dr. Hope në vitin 1937, me çka u hap dera e laparoskopisë së rasteve emergjente.

Hapi i rëndësishëm i kirurgjisë laparoskopike ishte në vitin 1952, kur fizikanti britanik Harold Hopkins shpiku sistemin e lenteve kompakte. Sistemi i ri përbëhej nga një shtyllë qelqi ndërmjet lenteve, e cila lejonte zmadhimin katror të transmetimit me dritë, përdorimi i teleskopit me diametër më të vogël kontribuoi në cilësinë dhe kontrastin e pamjes së fituar. Sistemi modern i transmetimit të dritës ka siguruar 80 herë më shumë transmetim të dritës sesa modelet e mëparshme, rezolucion më të mirë dhe kënd më të gjerë të vëzhgimit.

Ky sistem përfaqësonte bazën për një laparoskop të ngurtë modern i cili akoma përdoret edhe sot. Në vitin 1966, Witmoiser shpiku kauterin bipolar për procedurën torakoskopike.

Dr. Kurt Semm nga Gjermania pati një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kirurgjisë laparoskopike, pasiqë themeloi shkollën ku ndërtoheshin instrumentet kryesore laparoskopike. Semm në vitin 1963 shpiku insuflatorin automatik i cili monitoronte lartësinë e tensionit intra-abdominal dhe e kontrollonte shkallën e qarkullimit të gazit. Ai gjithashtu shpiku edhe gërshërët në formën e çengelit, blues për nxjerrjen e pjesëve më të mëdha të indeve, endolup dhe të tjera.

Ky zhvillim, i cili u theksua veçanërisht në fund të viteve nëntëdhjeta, u ndikua sidomos nga zhvillimi i video teknologjisë, pikërisht zhvillimi i kamerave dhe video pajisjeve, të cilat dhanë pamje më të madhe dhe më të qartë të zgavrës së barkut, gjë që mundësoi kryerjen e ndërhyrjeve të ndërlikuara, duke mos e hapur stomakun me prerje të madhe.

Me zhvillimin e video teknologjisë dhe instrumenteve të veçanta laparoskopike dhe pajisjeve të tjera (thikë me ultratinguj, ligasure, rrymë bipolare, ultratinguj laparoskopik) kirurgjia laparoskopike praktikisht i ka fituar të gjitha organet e abdomenit dhe intervenimet të cilat janë përdorur për shekuj me radhë.

Kirurgjia laparoskopike më e zakonshme dhe më e përhapura sot është operimi i gurëve në fshikëzën e tëmthit.