Për momentin ne gëzojmë zhvillimin e mjekësisë, kur për gjithçka ka një ilaç ose të paktën një mënyrë e cila do ta lehtësoj jetë nga sëmundjet kronike. Ndërsa, përderisa akoma nuk ka një ilaç apo risi e cila do të ndihmojë jetën, një numër profesionistësh dhe shkencëtarësh punojnë në zhvillimin e të njejtës. Jo shumë kohë më parë, gjendja e mjekësisë nuk ishte e tillë, ndërsa dy shekujt e fundit janë kyçe në zhvillimin e produkteve të kujdesit shëndetësor që sot i gëzojmë.
Mikroskopi
Mikroskopi është shpikje e cila sot mund të gjendet edhe në shkollat fillore, por për mjekësinë, farmacinë dhe kiminë, kjo pajisje është e pazëvendësueshme.
Mikroskopi u zbulua nga holandezi Zacharias Janssen, i cili merej me gdhendjen e thjerrëzave.
Ai përdorte dy thjerrëza të cilat ishin në distancë midis veti, ndërsa në vitin 1670, shkencëtari Antonius Van Levenhuk, gjithashtu nga Holanda, e përmirësoi idenë e Janssen dhe zhvilloi 500 mikroskopë. Sot ai gjithashtu emërohet si babai i mikrobiologjisë pasiqë, përveç ndikimit të zhvillimit të mikroskopit, ai është i pari i cili nëpërmjet mikroskopit dokumentoi pamjen e muskulit, indit, baktereve dhe gjakut.
Elektrostimuluesi kardiak – pacemaker
Stimuluesi kardiak është mjet i cili deri më tani ka shpëtuar miliona njerëz, ndërsa zhvillimi i tij filloi në vitet e ’20 dhe të ’30 të shekullit XX. Dr. Mark Lidwill dhe fizikanti Edgar Booth nga Sidnei, në vitin 1926 filluan me ndërtimin e aparatit, i cili në vitin 1928 arriti të mbante në jetë një fëmijë të porsalindur në një spital në Sidnei. Pas tyre, kardiologu amerikan Albert Hymman zhvilloi një aparat të ngjashëm, por për të nuk u publikua asnjë informacion, pasiqë ai mendonte se publiku do ta gjykonte atë për ringjalljen e të vdekurve.
Një emër i rëndësishëm është edhe Paul Zoli, i cili në vitin 1952 filloi të ndërtonte një stimulues jashtë trupor, i cili do të mund të ringjallte zemrën pa ndërhyrje kirurgjikale dhe do të rregullonte rrahjet e zemrës.
Sot, elektrostimuluesit e zemrës, të cilat mund të jenë me një ventrikul, me dy dhe tre ventrikula, si dhe mund të jenë të përkohshme ose të qëndrueshme në varësi të sëmundjes së zemrës së pacientit. Pas intalimit të stimuluesit kardiak, pacientët mund të jetojnë normalisht, ndërsa pajisja reagon ndaj çdo parregullsi të punës së zemrës. Bateria zgjat deri në 20 vjet, ndërsa mund të mbushet edhe përmes lëkurës.