HISTORIA E MJEKËSISË: Kur u krye transplantimi i parë i mushkërive?

Indikacionet më të zakonshme për transplantimin e mushkërive janë sëmundjet kronike obstruktive pulmonare, fibroza pulmonare idiopatike, fibroza cistike, hipertensioni pulmonar idiopatik, bronkoektazia dhe diagnoza të tjera të rralla (sarkoidoza, emfizema, sëmundjet e trashëguar)...

Eksperimentet më të hershme sa i përket transplantimit të mushkërive tek kafshët u kryen nga V.P. Demikov, profesor rus në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar.

Transplantimi i parë i mushkërive tek njeriu, u krye më 11 qershor të vitit 1963 nga ekipi i Dr. James Hardy në Klinikën Universitare në Mississippi (SHBA).

Megjithëse vetë transplantimi ishte më i vështirë i realizueshëm kirurgjikisht sesa transplant i zemrës, Dr. Hardy prapë se prapë vendosi të bëj transplantimin e mushkërive.

Ekipi i Dr. Hardy pas transplantimit të parë të mushkërive tek njeriu

Pacienti vullnetar ishte një i burgosur 58-vjeçar John Russell i cili kishte sëmundje të rëndë pulmonare, kancer në mushkërinë e majtë me emfizemë të rëndë, i cili njëkohësisht ishte edhe me sëmundje të veshkave. Russell mbijetoi 19 ditë pas operacionit, dhe sipas të dhënave zyrtare, vdiq nga dështimi i funksionit të veshkave.

Në atë kohë, kishte shumë pak organe kadaverike në dispozicion. Të zhvilluara ishin modelet e alokimit (para së gjithash first-come, first-served), ndërsa më vonë u zhvilluan edhe të tjerat, duke u dhënë gjithmonë përparësi fëmijëve pranues. Pacientët duhej të pajiseshin me pejxher, në mënyrë që ardhja e tyre në klinikën e duhur të shkurtohej në kohën më të shkurtër të mundshme.

Në 20 vitet e ardhshme, nuk u arrit asnjë sukses domethënës kryesisht për shkak të refuzimit të organeve, por edhe për shkak të mos zhvillimit të shpeshtë të anastomozës bronkiale. Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur edhe pas futjes së aparatit të nevojshëm të teknologjisë zemër-mushkëri. Me hapa më të mëdha mund të vazhdohej në sajë të futjes së imunosupresionit, veçanërisht ciklosporinës.

Transplantimi i parë i zemrës-mushkërive u krye në Kaliforni në vitin 1981.

Transplantimi i parë i suksesshëm i njërës dhe të dyja mushkërive: Joel Cooper (Toronto) 1983 dhe 1986. Transplantimi i parë i zemrës-mushkërive u krye në Kaliforni në 1981.

Në të gjithë botën, deri më tani janë kryer mbi 40 000 transplantime të mushkërive.

Indikacionet më të zakonshme për transplantimin e mushkërive janë sëmundjet kronike obstruktive pulmonare, fibroza pulmonare idiopatike, fibroza cistike, hipertensioni pulmonar idiopatik, bronkoektazia dhe diagnoza të tjera të rralla (sarkoidoza, emfizema, sëmundjet e trashëguar). Kanceri i mushkërive nuk është indikacion i transplantimit të mushkërive.