HISTORIA E MJEKËSISË: Kur u shfaq testi i parë i shtatzanisë?

Sipas të dhënave historike, testi i parë i shtatzanisë fillimisht u shfaq në vitin 1350.

Arkeologët zbuluan dhe interpretuan papirusin egjiptian, i cili përmbante një përshkrim të hollësishëm dhe shumë të thjeshtë, i cili u provua të ishte një test mjaftë efikas i shtatzënisë. Përshkrimi i papirusit këshillonte hapat e mëposhtëm.

Gruaja duhej të urinonte në farat e grurit dhe të elbit në të njëjtën kohë. Nëse farat e elbit rriteshin, atëherë mbante djalë, por në qoftë se rritej gruri atëherë mbante vajzë. Nëse asnjëra nga këto nuk ndodhte, atëherë gruaja nuk ishte shtatzëne.

 

Profesionistët theksojnë se ky lloj testimi u provua në vitin 1963, ndërsa rezultatet treguan se nuk ishte vetëm çështje besimi. Gjegjësisht, në 70% të rasteve, urina e gruas shtatzënë ndikoi në rritjen e farave. Kjo metodë në Mesjetë u zëvendësua me studimin e ngjyrës së urinës. U testua reaksioni i alkoolit në verë dhe proteinës në urinë. Kjo metodë nuk i tregoi rezultatet e pritshme, të suksesshme.

 

Shkencëtarët në fund të shekullit të 19-të përshkruar sekretime të caktuara të trupit, të cilat ishin të një rëndësi të veçantë për funksionimin e organizmit – të njohura më vonë si hormone. Në vitete e njëzeta të shekullit të kaluar, shkencëtarët nga shumë vende erdhën në përfundimin se urina e gruas shtatzënë, e injektuar tek minjtë, lepujt dhe bretkocat e porsalindura, shkaktoi ndryshime të caktuara në funksionimin e vezoreve të kafshëve. Atëherë u shfaq fraza “test lepuri”, sepse kafshët u vranë dhe u analizuan me qëllim që të vërtetonin nëse gruaja ishte shtatzëne, duke pasur parasysh se hormoni HCG – human chorionic gonadotrophin i pranishëm në urinë e gruas shtatzëne, shkaktonte ovulacion tek kafshët.

Gjatë viteve të 60 të shekullit të 20-të, u zhvillua testi për inhibimin e hemaglutinimit. Duket e komplikuar dhe në fakt ashtu ka qenë. Testi përfshiu përzierjen e HCG së pastruar, mostër të urinës dhe antitrupave të cilat ishin të drejtuara kundër HCG. Nëse gruaja ishte shtatzënë, qelizat e kuqe të gjakut do të grupoheshin në një mënyrë të caktuar.

Testimi i shtatzënisë u bë më i komplikuar në vitet e ’70 të shekullit të kaluar, pasi rezultatet ishin të gatshme për dy orë, ndërsa ishin të sakta vetëm katër ditë pas mungesës së ciklit menstrual të gruas. Megjithatë, edhe ato u zhvilluan nga profesionistët në laboratorë.

Testi i parë, i cili ishte menduar për përdorim shtëpiak, u shfaq në vitin 1977 në tregun amerikan.

Metodat moderne për zbulimin e shtatzënisë pësuan ndryshime të shumta në aspektin e testeve të para shtëpiake. Nuk ishte e nevojshme që të respektoheshin procedura të komplikuara dhe të pritej dy orë për rezultatet. Testet janë lehtësisht të arritshme, të lira, të sakta dhe mund të japin rezultate të besueshme edhe para mungesës së ciklit menstrual në baza të kalendarit. Testet e para digjitale në treg u shfaqën në vitin 2003.

Hulumtimet shkencore, testimet dhe arritjet kanë çuar në përdorimin e testeve të ndryshme të shtatzanisë. Çdo test punon në parimin e zbulimit të HCG hormonit.