Botulizmi është një formë e rëndë vdekjeprurëse e helmimit me ekzotoksinë biologjike, e cila sekreton bakteren anaerobik clostridium botulinum, prej të cilave shtatë lloje imunologjike të ndryshme janë helumese për njerëzit si tipi A, B dhe E, të cilat për herë të parë janë zbuluar në shekullin e 19-të. Toksina e botulinumit është vdekjeprurëse, pasiqë shkakton paralizë të muskujve në trupin e njeriut dhe rrjedhimisht përbën çrregullim të funksioneve vitale. Njeriu zakonisht infektohet nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara, por infektimi gjithashtu është i mundur edhe përmes plagëve të thella në të cilat mbizotërojnë kushtet anaerobe.
Helmimi me toksin botulinike për herë të parë u përshkrua nga Dr. Justinus Kerner nga Austria, i cili e quajti atë “helm i salçiçeve” për shkak të helmimit që ai shkaktoi pas konsumimit të salçiçeve të paziera.
Pas vëzhgimit të gjatë të pacientëve me botulizëm, Dr. Kerner erdhi në idenë se ndoshta me këtë helm mund të arrihen rezultate të favorshme në trajtimin e sëmundjeve neurologjike, të cilat manifestohet nga lëvizjet e pavullnetshme ose ngërçet e muskujve. Ai arriti në përfundimin se me aplikimin lokal të dozave minimale të toksinës botulinike, mund të arrihet efekti i paralizës së muskujve, por vetëm në vendin e përdorimit të tij, pa ndryshime të tjera në organizëm.
Ideja e Kerner për trajtimin me toksin botulinike u krye shumë vite më vonë, edhe atë u krye në oftalmologji, ku u përdor për trajtimin e strabizmit tek fëmijët.
Pas studimeve të shumta mbi kafshët, toksina në trajtimin e pacientëve për herë të parë u aplikua në vitin 1981, nga oftalmologu amerikan Alan Scott, i cili toksinën botulinike e injektoi në muskulin e syrit, për të ulur spazmin e tij dhe për ta kthyer atë në formën normale.
Pas aprovimit të US Food and Drug Administration në vitin 1989, toksina e botulinumit gjithnjë e më shumë po përdoret për trajtimin e: strabizmit, blefarospazmën, miokiminë. Pastaj, shpejt filloi edhe aplikimi në neurologji në trajtimin e çrregullimeve të kontrollit të lëvizjes, hiperhidrozës…
Kohëve të fundit, përdorimi i toksinës së botulinumit është i shtrirë edhe në kozmetikë, ku botoksin e tipit A e përdorin edhe kozmetikanët për të eliminuar rrudhat pa bisturi. Që nga viti 2007, trejtimi me botoksin e tipit A është procedura më e zakonshme që aplikohet në kozmetikë në botë.