Historia e rrezeve X

Fillimi i përdorimit të rrezeve X konsiderohet 22 dhjetori i vitit 1895, kur fizikanti i famshëm e bëri fotografinë e parë të rentgenit, tashmë legjendare të pëllëmbës së gruas së tij Anna Berthe Ludwig. Rezultatet e rrezeve X u botua më 28 dhjetor 1895.

Rentgeni konsiderohet si një nga 10 zbulimet më të mëdha të historisë së mjekësisë. Shpikësi i tij, fizikanti gjerman Wilhelm Röntgen për këtë shpikje u bë fituesi i Çmimi Nobel për Fizikë.

Fotografia e parë me rreze X, më datë 22 dhjetor 1895, datë kjo e cila konsiderohet të jetë fillimi i një epoke të re në mjekësi.

Fillimi i përdorimit të rrezeve X konsiderohet 22 dhjetori i vitit 1895, kur fizikanti i famshëm e bëri fotografinë e parë të rentgenit, tashmë legjendare të pëllëmbës së gruas së tij Anna Berthe Ludwig. Rezultatet e rrezeve X u botua më 28 dhjetor 1895.

Rrezet X u zbuluan se si emetohen nga tubat Crookes, të cilat ishin tuba eksperimental të shpikura në vitin 1875 nga shkencëtarët që studiuan rrezet katodë, të cilat janë rrezet elektronike energjike që u krijuan fillimisht në tuba. Shumë prej tubave të para të Crookes-it padyshim rrezatuan rrezet X, pasiqë hulumtuesit e mëparshëm vunë re efektet që tani u atribuohen atyre, por fizikant Röntgen në fakt ishte i pari  që studioi sistematikisht rrezet X.

Gjatë hulumtimit të tij të parë, ai supozonte se ishte një lloj i ri i rrezeve, pasiqë rrezet katodike tashmë i kishin njohur, prandaj ai herë pas here i quajti iks-rrezet, duke përdorur nocionin matematikor për sasi të panjohur. Edhe pse, kur u bë i njohur më vonë, këto rreze morën emrin rrezet e rentgenit ai përsëri, por edhe shumë të tjerë deri më sot, përdorin shprehjen rrezet X.

Ky shkencëtar, njejtë si shumë fizikantë të tjerë, ai ka shqyrtuar tensionin e lartë të shkarkimit elektrik të gazrave të holluar në tubat vakum. Në ndërkohë janë studiuar, efektet e rrezeve katodike jashtë tubit të vakumit. Në përgatitjen e një eksperimenti të tillë, Prof. Röntgen ka testuar aparatin në errësirë dhe ka vërejtur një shkëlqim të lehtë të masës që u shfaq një metër nga aparati, sa herë që përfshinte tensionin e lartë. Me përpjekje të përsëritura ndodhi e njëjta, ai ndezi një qibrit dhe kuptoi se efekti i dritës erdhi nga platini i bariumit, i cili ishte lënë mënjanë për të pritur për një eksperiment të ri. Në një moment, gjatë shqyrtimit të aftësisë së materialeve të ndryshme për të ndaluar rrezet, ai e çoi dorën pranë një strehimore fluoreshente derisa aparati ishte i kyçur dhe vuri re skeletin e pëllëmbës së tij.

Profesori Wilhelm Röntgen është fituesi i çmimit të parë Nobel për Fizikë

Më vonë Prof. Röntgen pranoi se ky imazh i bëri përshtypje të fortë, andaj vendosi që të eksperimentonte edhe më tej, por fshehurazi, pasiqë kishte frikë se mund të humbiste reputacionin e tij nëse dëshmohej se gjithçka që pretendonte ishte një gabim. Shkencëtari i famshëm për gjashtë javë nuk u largua nga laboratori, në të cilin hante dhe flinte, me qëllim që të zbulonte me saktësi efektin e rrezatimit të sapo zbuluar.

Gjashtë vjet më vonë, ai mori çmimin Nobel për shpikjen e tij, por paratë që i fitoi i dhuroi në universitetin e tij, por për arsye morale, hodhi poshtë ofertën për patentë për të mbrojtur punën e tij.

Zbulimi i tij menjëherë u tregua i dobishëm jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Rrezet X u mundësojnë mjekëve që të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të shohin se çfarë ndodh nën lëkurë. Rrezet X sot përdoren jo vetëm për ekzaminimin e eshtrave, por edhe për zbulimin e ndryshimeve të tjera degjenerative në trup.