Historia e veshkës së parë artificiale

Veshka artificiale u ndërtua nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, udhëhequr nga Haralad Ott në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, i cili arriti të rrit veshkën duke përdorur teknikën eksperimentale e cila më parë ishte përdorur për organet e tilla si zemra, mushkëritë dhe mëlçia.

Veshka deri më tani është organi më i komplikuar që shkencëtarët kanë arritur ta ndërtojnë në kushte laboratorike. Kjo arritje u bë në prill të vitit 2013. Veshka e parë artificiale e prodhuar në laborator, u transplantua me sukses tek kafsha dhe filloi të prodhonte urinë.

Veshka artificiale u ndërtua nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, udhëhequr nga Haralad Ott në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, i cili arriti të rrit veshkën duke përdorur teknikën eksperimentale e cila më parë ishte përdorur për organet e tilla si zemra, mushkëritë dhe mëlçia.

Teknika të ngjashme të krijimit të pjesëve artificiale të trupit, tashmë vite me rradhë janë përdorur tek pacientët

Profesor Ott fillimisht nga veshka e miut nxorri qelizat funksionale me ndihmën e një tretësi të reagentëve biologjikë. Kështu ai fitoi një rrjet të kolagjenit, i cili organeve ju jep  strukturë tre-dimensionale. 

Ekipi i profesorit Ott pastaj e futi veshkën dhe qelizat e enëve të gjakut n e veshkave dhe enëve të gjakut të miut të sapolindur në rrjetën e përmendur dhe ndoqi rritjen e organit brenda 12 ditëve të ardhshme, derisa qelizat të mbulonin rrjetin. Pastaj vijonte implantimi i organit në miun e gjallë, tek i cili veshka filloi të kryente me sukses funksionin e tij, domethënë, të filtronte gjaku dhe të prodhonte urinë.

 

 

Testet laboratorike kanë treguar se për dallim nga veshka natyrale, ajo artificiale është në gjendje të prodhojë vetë 23% urinë. Pas transplantimit tek miu, prodhimi i urinës ra vetëm në 5%. Por, sipas profesorit Ott, kthimi i vetëm një pjese të vogël të funksionit natyror të veshkës mund të jetë i mjaftueshëm.

“Funksioni i veshkës prej 10 deri në 15% tashmë ju bën të pavarur nga hemodializa. Mendoj se efekti potencial klinik i trajtimit të suksesshëm ishte i madh. Vetëm në SHBA, për momentin 100 000 pacientë janë duke pritur për transplantim të veshkave, ndërsa në vit kryhen vetëm 18 000 transplantime”, theksoi profesori Ott.

Sipas profesorit, zhvillimi i mëtejshëm i kësaj teknike është i nevojshëm dhe do të jetë ideale kur veshkat e rritura të krijohen nga qelizat e pacientit, gjë që do të eliminojë nevojën që pacienti të marrë barnat imunosupresive deri në fund të jetës.