Sipas disa studimeve, nëse praktikoni pilates nën ujë për 12 javë, do të mund të jeni më të shëndetshëm dhe të keni këmbë më të forta. Ky lloj ushtrimi është ideal për njerëzit që kanë probleme me ekuilibrin. Ky sport gjithashtu e përmirëson dendësinë e kockave dhe zvogëlon rrezikun e osteoporozës.
Aqua Pilates e bën trupin më të lehtë për 40%, kështu që kjo është ideale për personat që kanë probleme me nyjet ose dhimbjen e kockave. Ushtrimi nën ujë nuk i ngarkon kyçet dhe kështu e zvogëlon rrezikun e lëndimeve.
Temperatura e rekomanduar e pishinës duhet të jetë midis 26 dhe 28 gradë Celsius dhe trajnimi të zgjas 50 minuta. Rekomandohet që baza e pishinës të jetë e vrazhdë, për shkak të stabilitetit në kryerjen e hapave.