Personat e infektuar me virusin e imunodeficitit (HIV) kanë rrezik të dyfishtë ndaj zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, sesa personat që nuk janë të infektuar me virusin AIDS, treguan analizat e studimeve të thuajse 153 vendeve.
Përndryshe, në njëzet vitet e fundit, numri i sëmundjeve të zemrës që kanë të bëjnë me virusin HIV është trefishuar.
Vlerësohet se më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me virusin HIV, mirëpo numri vazhdon që të rritet.
Mendohet se HIV shkakton inflamacion të enëve të gjakut, gjë që shkakton stres për sistemin kardiovaskular. Gjithashtu, HIV mund të kontribuojë në sëmundjet e zemrës edhe duke e rritur nivelin e yndyrës në gjak dhe duke ndikuar në aftësinë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, shkruan “Circulation”.