Virusi HIV rrit dyfish rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës

Në njëzet vitet e fundit, numri i sëmundjeve të zemrës që kanë të bëjnë me virusin HIV është trefishuar.

Njerëzit e infektuar me virusin HIV kanë rrezik dyfish të rritur të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, sesa njerëzit që nuk janë të infektuar me virusin AIDS, treguan analizat e studimeve të 153 vendeve.

Përndryshe, në njëzet vitet e fundit, numri i sëmundjeve të zemrës që lidhen me virusin HIV është trefishuar.

Vlerësohet se më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me virsuin HIV, ndërsa numri vazhdon të rritet akoma.

Mendohet se virusi HIV shkakton inflamacion të enëve të gjakut, gjë që paraqet stres për sistemin kardiovaskular. Virusi HIV gjithashtu mund të kontribuojë në sëmundjet e zemrës, duke rritur nivelet e yndyrës në gjak dhe duke ndikuar në aftësinë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, shkruan “Circulation”.