Hormonet që i bëjnë gratë të shtojnë në peshë

Gratë janë shumë të ndjeshme ndaj mosbalancimit hormonal, dëshirës për ushqim dhe metabolizmit të ngadaltë gjatë gjitha fazave të jetës. Të treja këto gjërat vijnë nga sindromi premenstrual, shtatzënia, menopauza dhe stresi i përditshëm.

Nëse prej kohësh përpiqeni që të zvogëloni peshën e tepërt por pa sukses, atëherë ndoshta problemi qëndron tek hormonet. Cili prej tyre veçanërisht ndikon në peshë dhe shkakton obezitet tek gratë?

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të kontrolloni nivelin e hormoneve në organizëm.

Gratë janë shumë të ndjeshme ndaj mosbalancimit hormonal, dëshirës për ushqim dhe metabolizmit të ngadaltë gjatë gjitha fazave të jetës. Të treja këto gjërat vijnë nga sindromi premenstrual, shtatzënia, menopauza dhe stresi i përditshëm.

Studimet tregojnë se oreksi, humbja e peshës, metabolizmi dhe hormonet e femrave janë të lidhura ngushtë. Hulumtimi i mekanizmave të hormoneve tek femrat mund të ndihmojnë në kontrollimin më efikas të peshës, në kombinim me regjimin ushqimor dhe përsëritjet rutinë.

Për fat të keq, gratë janë më të ndjeshme ndaj çrregullimit hormonal, sesa meshkujt. Hormonet ndikojnë tek gratë e të gjitha moshave, si dhe në ciklin e tyre biologjik dhe jetën e përditshme.

Disbalanci hormonal tek femrat dhe mbipesha pasuese mund të diagnostikohen dhe trajtohen. Trajtimi mund të përfshijë ndryshime në mënyrën e të ushqyerit, përdorimin e medikamenteve ose hormoneve sintetike. Jini të vetëdijshëm për ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj dhe konsultohuni me mjekun nëse dyshoni se se hormonet nuk janë në nivelin normal.

Hormonet e gjëndrës tiroide

Funksioni i zvogëluar i gjëndrës tiroide, e njohur si hipotiroidizëm, prek shumë gra. Ajo është përgjegjëse për shtimin e peshës. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, mungesa e intolerancës ndaj të ftohtit, obeziteti, lëkura e thatë dhe kapsllëku. Kilogramët e tepërt janë rezultat i ritmit të ngadaltë të metabolizmit.

Estrogjeni

Estrogjeni është hormon i gjinisë femërore. Gjatë menopauzës, niveli i estrogjenit zvogëlohet, gjë që çon në shtimin në peshë, sidomos në abdomen. Qelizat e shëndoshë ruajnë dhe prodhojnë estrogjen, i cili, nga ana tjetër, yndyrën e konverton në kalori. Kjo gjë nga njëra anë, mund të çojë në obezitet.

Progesteroni

Gjatë menopauzës, niveli i progesteronit në organizëm zvogëlohet gjithashtu. Niveli i lartë i këtij hormoni në trup ndihmon në mbajtjen e peshës së balancuar, kështu që femrat kanë rrezik të lartë të shtimit të peshës pas fillimit të menopauzës. Atëherë shumë gra fillojnë të mbajnë më shumë ujë në trup dhe ankohen për stomak të fryrë.

Testosteroni

Disa gra vuajnë nga çrregullimi hormonal i quajtur sindromi ovarian polycystic. Kjo e rrit nivelin e testosteronit, duke rezultuar me shtimin në peshë, çrregullime menstruale, qime në fytyrë, akne dhe infertilitet. Testosteroni gjithashtu është përgjegjës për masën muskulore tek gratë. Për shkak të reduktimit të niveleve të testosteronit gjatë menopauzës, ngadalësohet metabolizmi. Kjo gjë nga ana tjetër është parakusht për shtimin në peshë.

Insulinë

Hormoni insulinë prodhohet nga qelizat beta të pankreasit. Ai është përgjegjës për rregullimin e yndyrave dhe karbohidrateve në trup. Insulina gjithashtu i mundëson trupit që të përdorë glukozën, ndërsa nivel i lartë në gjak kontribuon në shtimin në peshë. Ky hormon gjithashtu mund të shkaktojë sindromi ovarian polycystic.

Kortizoli – hormoni i stresit

Shtimi në peshë gjithashtu mund të jetë edhe si pasojë e një hormoni tjetër – kortizoli. Niveli i lartë i hormonit të stresit çon në rritjen e oreksit dhe rrjedhimisht në rritjen e peshës trupore. Stresi dhe mungesa e gjumit janë dy arsye kryesore për nivelin e lartë të kortizolit në trup.