Gjatë çrregullimit hormonal, njeriu shpesh trashet, ndjehet i lodhur, i plogët dhe shpesh i ndryshon gjendja shpirtërore. Një nga efektet anësore më problematike të çrregullimit hormonal tek gratë është shtimi në peshë.
Specialisti i hormoneve, Irin Ross, ju këshillon që të hiqni dorë nga kofeina nëse keni probleme me insulinën dhe kortizolin. Praktikoni joga, sepse ky aktivitet ul nivelet e kortizolit. Ushtrimet e ndryshme të frymëmarrjes dhe ndryshimi i mënyrës së ushqyerit do t’ju ndihmojnë që të balanconi nivelet e hormoneve pa qenë nevoja të përdorni barna.
Kjo është lista e hormoneve që, sipas specialistit Irin Ross, e pengojnë organizmin kur është i çekuilibruar dhe këshillon se si të merreni me situatën.
Insulina
Insulina është e lidhur me diabetin, por në fakt është pengesë për të gjithë organizmin, pasi ajo çon në grumbullimin e kilogramëve, letargjisë, përgjumjes dhe madje trallisjes.
Kortizoli
Çekuilibrimi i kortizolit manifestohet me acarim, tendosje dhe nganjëherë edhe me uri. Më e pakëndshme është ndjesia e mëngjesit, e cila gjatë ditës zvogëlohet dhe zhduket.
Grelina
Nëse keni dëgjuar për dy hormonet e përmendura, këtë ndoshta nuk e këni dëgjuar. Ndryshe quhet hormoni i urisë. Kur grelina nuk është e balancuar, personi ndjehet i uritur edhe pas një vakti të bollshëm. Efekti më i pakëndshëm i grelinës është se ajo e bën trupin që të ruajë yndyrën, djegja e të cilit është një makth.
Leptin
Ndryshe e quajnë edhe hormoni i ngopjes. Leptini e rregullon oreksin dhe energjinë. Niveli i ulët i këtij hormoni e ngadalëson metabolizmin dhe na bën të përgjumur. Nga ana tjetër niveli i lartë i leptinit tregon për probleme me gjumin. Për këtë arsye, bilanci i leptinit është i rëndësishëm për shëndetin.
Adiponektin
Sa më shumë adiponektin të keni në gjakun tuaj, aq më shpejt trupi të djegë yndyrën. Por ekziston edhe një lidhje tjetër interesante. Sa më shumë yndyrë që keni në trup, aq më i ulët është niveli i këtij hormoni në gjak. Nëse doni që të rrisni nivelin e adiponektinit, hani ushqime të pasura me magnez si: perime me gjethe jeshile, avokado, peshk, fruta të thata dhe fara.