Stomaku i sheshtë është një nga gjërat më të dëshirueshme, por edhe e vështirë për t’u arritur, pasiqë mënyra moderne e jetesës nuk na lë shumë kohë që të përgatisim çdo ditë ushqim në shtëpi ose që të stërvitemi. Sigurisht, stërvitja është metoda më efektive për arritjen e figurës së dëshiruar, por edhe disa ushqime të caktuara mund të ndihmojnë gjithashtu.
Si mund t’ju ndihmojë hudhra?
Mjaftë studime mjekësore e konfirmojnë dobinë e hudhrave në shumë raste kur shëndeti ynë është i rrezikuar, gjithashtu edhe në rastin e humbjes së peshës së tepërt. Hudhra ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe metabolizëm më të shpejtë, gjë që do t’i djeg kaloritë në mënyrë efikase. Hudhra gjithashtu ju bën që të ndiheni të ngopur, gjë që do të thotë se do të hani më pak.
Cili është roli i limonit?
Limoni është agrume i cili në mënyrë efektive ndihmon në largimin e toksinave, hidratimin e trupit dhe e furnizon trupin me mjaftueshëm vitamina dhe minerale. E gjithë kjo ndihmon në djegien e qelizave të yndyrës.
Si të përdorni limonin dhe hudhrën për humbje peshe?
Përbërësit e nevojshëm:
- 3 thelbinj hudhër të copëtuar
- 4 feta të rumbullakëta limoni
- 1 gotë ujë të vakët
- 3 pika vaj ulliri
Hudhrën dhe limonini përzijeni, shtoni në ujin e vakët dhe shtoni vajin e ullirit. Lëreni të qëndrojë për 20-25 minuta dhe përzieni. Kullojeni dhe më pas mund t’a konsumoni, sipas dëshirës mund t’i shtoni mjaltë ose shurup panje.