Shumë hulumtime të mëparshme kanë treguar që zakonet e jetesës luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit, si dhe për faktin që mungesa e gjumit rrit shanset për t’u prekur nga ndonjë sëmundje serioze.
Kur bëhet fjalë për ushqimin, studimi i kohëve të fundit ka zbuluar se hudhra dhe qepët mund të zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Në hulumtim morrën pjesë 60 femra nga Porto Riko, vend ky me një shkallë më të ulët të kancerit të gjirit sesa Shtetet e Bashkuara, gjë që ishte edhe arsyeja e hulumtimit.
Hudhra dhe qepët janë të pasura me flavonoide të cilat veprojnë në mënyrë anti-kancerogjene, kështu që femrat që i konsumojnë ato çdo ditë kanë një rrezik prej pothuajse 70 përqind më të ulët të zhvillimit të kësaj sëmundje të rëndë.