Diabeti shoqërohet me një numër komplikimesh, siç është sëmundja e veshkave, por një studim i ri ka treguar se njerëzit në moshë më të madhe me diabet tip 2, gjithashtu kanë vështirësi me kujtesën dhe me kryerjen e funksioneve si të menduarit dhe planifikimi.
Nga ky hulumtim, ekspertët theksojnë se diabeti i tipit 2 ndikon në funksionin e trurit. Disa studime të mëparshme kanë treguar se diabeti e rrit dyfish rrezikun e shfaqjes së demencës.
Në të njëjtën kohë, me ndihmën e pamjeve të rezonancës magnetike, është treguar se pacientët me diabet në fillim të studimit kishin vëllim më të vogë të trurit në krahasim me njerëzit që nuk kishin diabet. Por, gjatë hulumtimit, madhësia e trurit nuk mund të lidhej drejtpërdrejt me humbjen e kujtesës dhe kryerjen e funksioneve.
Konsiderohet se kontrolli i mirë, i hershëm dhe në kohë i të gjithë rrezik faktorëve për dobësimin e funksioneve njohëse siç është sheqeri në gjaku, kolesteroli, pesha trupore dhe tensioni i gjakut, i kombinuar me aktivitetet e rregullta fizike, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e funksioneve njohëse.