Alergjia ndaj kikirikave është shkaktari më i zakonshëm i anafilaksës – reaksion i rëndë alergjik i cili mund të jetë kërcënues për jetën. Kikirikët gjenden në një numër të madh produktesh ushqimore, nganjëherë vetëm në gjurmë, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë problematike për personat me një alergji serioze të kikirikëve.
Qëllimi përfundimtar i studimit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Emory ishte pikërisht parandalimi i reaksionit alergjik gjatë ekspozimit të rastësishëm ndaj këtij alergeni. Në studim morrën pjesë më shumë se 550 persona nga dhjetra vende të ndryshme, të moshës 4 deri në 17 vjeç. Të nketuarit pranuan placebo ose tableta speciale që përmbajnë pluhur kikirikash. Doza e pluhurit të kikirikave gradualisht u rrit. Në fund të studimit, dy të tretat e të anketuarve mund të tolerojnë një dozë maksimale pluhuri (dy kikirikë) pa asnjë simptomë negative. Megjithatë, 10% e të anketuarve ju desh të ndalonin eksperimentin për shkak të reaksioneve alergjike tepër serioze.
Autorët e studimit theksojnë se nuk është fjala për trajtimin e alergjisë – të anketuarit nuk u shëruan, domethënë, nuk mund të konsumonin kikirikë pas hulumtimit, por për shembull ata mund të konsumonin pa pasoja ushqimin që përmban gjurmë kikirikash.
Si rezultat i suksesit të këtij eksperimenti, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave madje njoftoi mundësinë e përshpejtimit të procesit të miratimit të tabletave me pluhur kikirikësh të përdorur në këtë studim.