HULUMTIM: Dy herë më shumë vdesin pacientët e shtruar në spital nga COVID-19, sesa nga gripi

Pacientët e infektuar me koronavirusin e ri qëndruan në njësinë e kujdesit intensiv më gjatë - rreth nëntë ditë krahasuar me të sëmurët kritik me grip - katër ditë.

Rezultatet e studimit të botuara në Annals of the American Thoracic Society zbuloi se pacientët e shtruar në spital me COVID-19 kishin dyfishin e vdekshmërisë së pacientëve sesa ato të sëmurë me grip.

COVID-19 shpesh krahasohet me gripin sepse të dy infeksionet e frymëmarrjes kanë karakteristika të ngjashme, thjesht mund të përshkruhen si sëmundje e lehtë ose insuficiencë e rëndë e frymëmarrjes, në disa raste edhe me rezultat fatal.

Por studiuesit amerikanë kryen një studim që zbuloi se në mesin e pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të COVID-19, vdekshmëria ishte dy herë më e lartë sesa te pacientët me sëmundje kritike me një raport prej 40 përqind kundrejt 19 përqind, pavarësisht nga mosha e pacientit, gjinia, komorbiditetet dhe ashpërsia e sëmundjes.

Besohet se ky është studimi i parë i kryer në Shtetet e Bashkuara për të krahasuar drejtpërdrejt tiparet klinike të sëmundjes, rezultatet laboratorike dhe rezultatin shëndetësor midis pacientëve me COVID-19 dhe gripit.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Natalie Cobb, pulmologe dhe specialiste e kujdesit intensiv në Fakultetin e Mjekësisë në Uashington dhe kolegët e saj studiuan regjistrat mjekësorë të 65 pacientëve të sëmurë kritik me COVID-19 dhe 74 me grip të rëndë të tipit A ose B të cilët u pranuan në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Uashington midis 1 janarit 2019 dhe 15 prillit 2020.

Studimi zbuloi se te pacientët me COVID-19, shkalla e vdekshmërisë ishte 40 përqind, krahasuar me 19 përqind te pacientët me grip.

Megjithatë, grupi i parë në njësinë e kujdesit intensiv qëndroi më gjatë – rreth nëntë ditë krahasuar me të sëmurët kritik me grip – katër ditë.

Gjithashtu, grupi i parë (pacientët me COVID-19) ishte më gjatë i kyçur me një aparat respirator, ata pacientë kishin funksion më të dobët të mushkërive dhe kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin pneumoni të lehtë se sa pacientët e sëmurë kritik me grip.

“Diferenca, e cila mund të shpjegojë vdekshmërinë më të lartë, është në incidencën shumë më të lartë të ARDS (sindroma e distresit akut të frymëmarrjes) midis pacientëve me sëmundje kritike me COVID-19 krahasuar me të sëmurët kritikë me grip dhe raporti është 63 përqind kundrejt 26 përqind”, thekson Dr. Cobb.

“Për shkak të gjithë kësaj, unë nxis fuqimisht njerëzit që të vaksinohen kundër gripit, t’i përmbahen masave fizike të distancës dhe të mbajnë maska ​​në mënyrë që së bashku të mund të kufizojmë përhapjen e COVID-19”, urdhëron Dr. Cobb.