HULUMTIM: Ekranet po shkatërrojnë aftësitë e komunikimit të fëmijëve

Ekspertët vërejnë gjithashtu se aftësitë gjuhësore të disa fëmijëve janë përmirësuar nëse pajisjet e ekranit përdoren për qëllime edukative.

Fëmijët që kalojnë orë të tëra para pajisjeve të ekranit mund të përballen me zgjidhjen më të ngadaltë të problemeve dhe komunikimin më të ngadaltë, paralajmëron një studim i ri nga Universiteti Tohoku në Japoni.

Në hulumtim u përfshinë 7 mijë e 97 fëmijë dhe të njëjtat treguan se sa më shumë fëmijët njëvjeçarë shikojnë një ekran, aq më i madh është ndikimi në zhvillimin e tyre. Ata që shikuan televizor ose tabletë për më shumë se katër orë në ditë gjatë vitit të parë të jetës përjetuan vonesa në zhvillim. Megjithatë, te fëmijët katërvjeçarë, aftësitë sociale dhe personale dhe zgjidhja e problemeve përputheshin me ato të bashkëmoshatarëve të tyre.

Ekspertët vërejnë gjithashtu se aftësitë gjuhësore të disa fëmijëve janë përmirësuar nëse pajisjet e ekranit përdoren për qëllime edukative.

Prindërit plotësuan pyetësorët e nevojshëm për zhvillimin e fëmijës së tyre.

Autori i studimit Dr. Taku Obara arriti në përfundimin se koha e gjatë e shpenzuar para ekraneve nga fëmijët njëvjeçarë ndërlidhet me vonesa në zhvillim si në të folurit ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve që mund të zgjedhin fëmijët e moshës së tyre.