HULUMTIM I RI: Personat që mbajnë syze kanë tre herë më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus

Vitin e kaluar, ekspertët zbuluan se kishte pesë herë më pak persona me syze midis pacientëve me COVID-19.

Personat që mbajnë syze me dioptri kanë tre herë më pak të ngjarë të infektohen me koronavirusin e ri sesa ata që nuk e bëjnë këtë, për arsyen e thjeshtë se rrallë fërkojnë sytë, tregon një studim i vogël indian zhvilluar me 304 persona të moshës 10 deri 80 vjeç, të cilët shfaqen simptoma të virusit.

Nëntëmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se mbajnë syze shumicën e kohës, të paktën tetë orë në ditë.

Studimi tregoi se rreziku i infektimit me COVID-19 është afërsisht dy deri në tre herë më i ulët tek popullata që mban syze, krahasuar me ata që nuk mbajnë syze, thuhet në raport.

Njerëzit kanë zakon të prekin fytyrën mesatarisht 23 herë në orë, ndërsa sytë mesatarisht tre herë në orë, sipas një studimi indian. Shkencëtarët që e kanë zhvilluar atë thonë se zakoni afatgjatë i mbajtjes së syzeve mund të parandalojë prekjet e shumta dhe fërkimet e syve, ndërsa kështu edhe transmetimin e mundshëm të virusit.

Vitin e kaluar, ekspertët kinezë zbuluan se pacientët me COVID-19 në popullatën e përgjithshme kishin pesë herë më pak njerëz me syze dioptrike.

Një grup shkencëtarësh nga Spitali Universitar Nanchang shpjegojnë se ata besojnë se kjo është për shkak se receptorët ACE2, tek të cilët virusi “ngjitet” për të hyrë në trup dhe të infektojë qelizat njerëzore, ndodhen në kokërdhokun e syrit.

Autorët e studimit besojnë se sytë janë kanal i rëndësishëm që lejon SARS-CoV-2 të depërtojë në trup.

“Ne zbuluam se pacientët me COVID-19 që kishin syze dioptrike për një periudhë të gjatë kohore ishin relativisht të rrallë, gjë që mund të jetë provë paraprake se individë të tillë janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit me këtë virus”, përfunduan autorët e studimit.