Versioni i ri i COVID-19 është dukshëm më infektues sesa versioni i mëparshëm i koronavirusit, tregoi studimi i ri i cili arriti në përfundimin se ky variant i ri rrit riprodhimin ose të ashtuquajturin numri P për 0,4 deri 0,7.
Numri i fundit R në Britaninë e Madhe është vlerësuar ndërmjet 1.1 dhe 1.3 dhe duhet të jetë më i ulët se 1.0 në mënyrë që numri i infeksioneve të fillojë të bjerë.
Profesori Axel Gandhi i Imperial College London thotë se ndryshimet midis llojeve të virusit janë “mjaft ekstreme”.
“Ekziston një ndryshim i madh në atë se sa lehtë përhapet ky variant i virusit krahasuar me atë të mëparshmin,” shtoi ai.
Rezultatet e një studimi të kryer nga shkencëtarë nga Imperial College tregojnë se infeksioni me llojin e ri të koronavirusit u trefishua gjatë mbylljes së Britanisë së Madhe në nëntor, ndërsa versioni i tij i mëparshëm u ul me një të tretën.
Numri i rasteve të infeksioneve me COVID-19 filloi të rritet me shpejtësi gjatë valës së dytë, ndërsa numri i rasteve të infektuara të regjistruara në një ditë javën e kaluar arriti maksimumin.
Rezultatet e mëparshme kanë sugjeruar që virusi po përhapet më shpejt mes njerëzve nën moshën 20 vjeç, veçanërisht fëmijëve të shkollave të mesme, por të dhënat e fundit tregojnë se po përhapet më shpejt midis të gjitha grupeve të të rriturve, tha një nga anëtarët e ekipit kërkimor, Prof. Gandi.
Prof. Jim Naismith i Universitetit të Oksfordit thotë se varianti i sapo zbuluar i virusit së shpejti do të nxisë masa edhe më të ashpra kufizuese.
“Të dhënat nga Imperial College janë analiza më e mirë deri më tani dhe nënkuptojnë që masat e marra deri më tani nuk do të jenë në gjendje të zvogëlojnë numrin R nën 1, përveç nëse parandalohet përhapja e llojit të ri të koronavirusit,” tha ai.