Sipas të dhënave për aplikimin e vaksinës AstraZeneka, me një dozë të vaksinës, arrihet 80 për qind më pak rrezik i vdekjes i shkaktuar nga koronavirusi i ri, informuan nga shëndeti publik i Anglisë.
Theksohet gjithashtu se analiza e re tregon se mbrojtja kundër vdekjes me vaksinën Pfizer-Biontec rritet nga përafërsisht 80 përqind pas dozës së parë, deri në 97 përqind pas dozës së dytë.
Agjencia e Shëndetit Publik të Anglisë ka njoftuar se studimi mbi vdekshmërinë i ofruar nga vaksina AstraZeneka bazohet në të dhëna reale.
Studimi mori parasysh rastet simptomatike të sëmundjes COVID-19 të zbuluara midis dhjetorit dhe prillit, si dhe vdekjet brenda 28 ditëve me test pozitiv duke pasur parasysh statusin e vaksinës.
“Duke pasur parasysh furnizimin dhe zgjedhjen e vaksinave të koronavirusit, një dozë e vetme e çdo vaksine ofron afërsisht 80 përqind mbrojtje të vdekshmërisë,” thuhet në deklaratën.
Mbrojtja e vdekshmërisë e ofruar nga vaksina Pfizer është rritur në 69 përqind për ata që morën dozën e dytë, të paktën një javë para se të ishin pozitiveë. Duke marrë parasysh vlerësimin fillestar të mbrojtjes nga infeksioni i koronavirusit, është një efikasitet prej 97 përqind i vaksinës, shtojnë ekspertët.
Duke analizuar një grup tjetër të dhënash, agjencia vëren se dy doza të vaksinës Pfizer vlerësohet se zvogëlojnë rrezikun e shtrimit në spital me 93 përqind për personat mbi moshën 80 vjeç.