Hulumtim: Pse është i rëndësishëm vaji i peshkut?

Është i njohur fakti se vaji i peshkut mund të lehtësojë simptomat e artritit dhe një shtojcë e dobishme për zhvillim të mirë të trurit tek fëmijët.

Hulumtimet tregojnë se vaji i peshkut ndihmon duhanpirësit që të heqin dorë nga cigaret, por edhe në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të shumta. Mjekët rekomandojnë që peshku të gjendet në tryezë të paktën dy herë në javë, edhe atë peshk deti dhe yndyror si ton ose merluc. Megjithëse acidet yndyrore omega 3, që i bëjnë aq aleatë të fuqishëm mund të gjenden edhe tek perimet me gjethe jeshile, drithërat integrale dhe arrat, peshku është më i pasuri me këtë lëndë ushqyese.

Ja pse duhet të konsumohet rregullisht peshku:

Ndihmon gjatë të mësuarit – Hulumtime të shumta kanë treguar se vaji i peshkut përmirëson aftësinë e të mësuarit tek fëmijët, por edhe sjelljen e tyre, por veçanërisht i dobishëm është treguar edhe tek fëmijët me ADHD dhe vështirësitë gajtë të mësuarit. Një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Oksfordit ka treguar se acidet yndyrore omega-3 mund të përmirësojnë sjelljen dhe të lexuarit e fëmijëve, nëse përdoret rregullisht për 16 javë.

Ndalon sulmin në zemër – Acidet yndyrore omega 3 zvogëlojnë inflamacionin arterial, i cili çon në sulm në zemër dhe vepron si antikoagulant që përmirëson qarkullimin e gjakut.

Përmirëson kujtesën – Acidet yndyrore omega 3 konsiderohen si të shkëlqyera në përmirësimin e funksioneve njohëse. Studimet kanë zbuluar se ushqimi i pasur me omega-3 mund të rrisë vëllimin e një pjese të trurit përgjegjëse për kujtesën dhe mbrojtjen nga demenca.

Për shikimi më të mirë – Eksperimentet e kryera në Universitetin e Harvardit kanë zbuluar se omega 3 zvogëlon shanset e degjenerimit makular, i cili është shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek të moshuarit.