Koronavirusi i ri SARS-CoV-2 mund të mbetet në trurin e njerëzve pas infeksionit dhe të shkaktojë recidivë te pacientët që menduan se ishin shëruar, zbuloi një hulumtim i ri. Përndryshe, truri është një nga zonat ku virusi dëshiron të fshihet, thekson Mukesh Kumar, udhëheqësi i hulumtimit.
Kërkimet laboratorike të zhvilluara tek minjtë treguan se koronavirusi ishte në tru në nivel që ishte 1000 herë më i lartë se në çdo pjesë tjetër të trupit. Ngarkesa virale në mushkëri filloi të bjerë pas tre ditësh, por mbeti e lartë në tru për ditën e pestë ose të gjashtë pas infektimit, kur sëmundja u bë më e rëndë.
Pasi truri të infektohet, ai mund të ndikojë në të gjitha funksionet që truri i kontrollon, thekson Kumar, dhe shton se njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 tek të cilët koronavirusi ka arritur në tru, mund të bëhen edhe më të ndjeshëm në të ardhmen ndaj gjendjeve serioze të tilla si: sëmundja e Parkinsonit, skleroza multiple, dëmtimi kognitiv dhe sëmundjet autoimune.