Sipas një studimi në Harvard të paktën një e treta e vdekjeve mund të parandalohet nëse e largojmë mishin nga të ushqyerit.
Rreth një milion amerikanë do të shpëtonin çdo vit, nëse do të eliminonin mishin nga ushqimi i tyre. Kjo është pak më shumë se sa pritej.
Ekspertët me vite po përpiqen që të zbulojnë se çfarë lloj ushqimi është më i mirë për shëndetin, gjë që do të parandalonte vdekjet e parakohshme.
Njerëzit të cilët ushqehen me ushqime vegjetariane, kanë nivel më të ulët të kolesterolit të keq dhe më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet kronike.
Shkencëtarët e Harvardit pohojnë se rezultatet e tyre, tregojnë se njerëzit i nënvlerësojnë përfitimet nga ushqimet vegjetariane, shkruan Telegrafi britanik.
Në dekadën e fundit, hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët ushqehen me ushqime vegjetariane kanë nivel më të ulët të kolesterolit të keq dhe kanë më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet kronike. Ushqimet me bazë frutash dhe perimesh janë plot me vitamina C dhe E, fibra, acid folik, kalium, magnez, të cilat e mbrojnë dhe rrisin sistemin imunitar.