“Pas një studimi të kryer mbi 250 persona që morën vaksinën AstraZeneka si dozën e parë, ndërsa vaksinën Pfizer si dozë të dytë, imuniteti ishte më efektiv sesa tek ata që morën dy doza të vaksinës AstraZeneka”, thuhet në deklaratë nga Universiteti i Saarland në Gjermani.
Ky kombinim, siç u tha, arrin efikasitet më të madh se kombinimi i dyfishtë i vaksinës Pfizer.
Gjatë vaksinimit me vaksina të ndryshme, prodhohet një numër shumë më i madh i antitrupave. dmth qelizat T.
Autorët e studimit, të cilët, sipas fjalëve të tyre, ishin “të befasuar nga rezultati i padyshimtë”, rekomandojnë vaksinimin me lloje të ndryshme të vaksinave si mbrojtje më të mirë kundër COVID-19.
Vaksina Pfizer i përket brezit të ri të të ashtuquajturve vaksinat e ARN-së, ndërsa AstraZeneka bën pjesë në grupin tradicional të të ashtuquajturve vaksinat vektoriale.
Siç theksojnë profesorët e universitetit, studimi aktual duhet të jetë i thelluar për të fituar njohuri të reja në lidhje me performancën, si për nga gjinia, ashtu edhe nga mosha.