HULUMTIMI I FUNDIT: Imuniteti i koronavirusit te ata që kanë kaluar COVID-19 dhe janë vaksinuar mund të zgjasë tërë jetën

B qelizat memorizuese u formuan si rezultat i infeksionit me virusin SARS-CoV-2 dhe të nxitura nga vaksinimi janë aq të forta sa ato parandalojnë edhe llojet e virusit, që do të thotë se nuk ka nevojë për vaksinim, thekson Michael Nussenweig.

Rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se imuniteti i koronavirusit zgjat të paktën një vit, ndërsa pas vaksinimit ndoshta edhe tërë jetën.

Personat të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, por që nuk janë infektuar kurrë do të duhet të marrin injeksion shtesë, si dhe një numër i vogël që janë infektuar, por që nuk kanë zhvilluar përgjigje të fortë imune.

Të dy studimet vëzhguan njerëzit që ishin të ekspozuar ndaj koronavirusit rreth një vit më parë.

Qelizat që mbajnë mend virusin mbijetojnë në palcën e kockave dhe mund të lëshojnë antitrupa kur është e nevojshme, tregon studimi i botuar dje në revistën Nature. Një studim tjetër, i botuar në BioRxiv, uebfaqe për hulumtime biologjike, zbuloi se disa B qelizamemorizuese vazhdojnë të maturohen dhe forcohen për të paktën 12 muaj pas infeksionit fillestar.

B qelizat memorizuese u formuan si rezultat i infeksionit me virusin SARS-CoV-2 dhe të nxitura nga vaksinimi janë aq të forta sa ato parandalojnë edhe llojet e virusit, që do të thotë se nuk ka nevojë për vaksinim, thekson Michael Nussenweig, imunolog në Universitetin Rockefeller në New York, i cili udhëhoqi studimin mbi maturimin e kujtesës.

Njerëzit të cilët janë infektuar dhe vaksinuar me të vërtetë zhvillojnë përgjigje të shkëlqyeshme, grup i shkëlqyeshëm antitrupash, sepse ata vazhdojnë të zhvillojnë antitrupat e tyre. Unë pres që kjo të zgjasë shumë, tha Dr. Nussenweig.

“Rezultati mund të mos jetë vetëm për mbrojtjene nga vaksinat, pasiqë memoria imunologjike pas imunizimit ka të ngjarë të organizohet ndryshe, sesa pas infeksionit natyror. Kjo do të thotë që njerëzit që nuk kanë pasur COVID-19 dhe të cilët janë vaksinuar mund të kenë nevojë ende të marrin injeksion shtesë”, shton Dr. Nussenweig dhe thotë se kjo do të dihet shumë shpejt.