HULUMTIMI I OBSH-së: Shërbimet shëndetësore të çrregulluara për pacientët që rrisin rastet e vdekjes që nuk kanë lidhje me COVID-19

Më shumë se 90 përqind e vendeve në botë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shërbimet themelore shëndetësore janë ndërprerë, treguan rezultatet e reja të studimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë botuar ditëve të fundit. Më shqetësuese janë gjendjet me shërbimet e planifikimit familjar dhe pacientët me kancer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpesh ka paralajmëruar programe të ndryshme për të shpëtuar jetë që janë prekur nga pandemia në muajt e fundit dhe ka paralajmëruar autoritetet shëndetësore për problemin dhe zbutjen e efekteve, por këto janë të dhënat e para të OBSH-së për shtrirjen e çrregullimit.

“Ndikimi i pandemisë me COVID-19 në shërbimet themelore shëndetësore është një çështje mjaft shqetësuese,” thuhet në studimin, duke shtuar se “arritjet e mëdha shëndetësore të njëzet viteve të fundit mund të fshihen në një periudhë afatshkurtër.”

Ndër shërbimet më të rrezikuara për pacientët janë programet për vaksinim të rregullt, me rreth 70%, pastaj me 68% janë të rrezikuara programet e planifikimit familjar, ndërsa me 55% shërbimet për diagnostikimin dhe trajtimin e formave të ndryshme të kancerit. Puna e shërbimeve të urgjencës u kërcënua dhe u ndërpre në pothuajse një të katërtën e vendeve të përfshira në hulumtim.

Nga rastet e para të COVID-19 në dhjetor të vitit të kaluar, vlerësohet se virusi vrau gati 850 000 njerëz. Shkencëtarët besojnë se për shkak të sasisë së zvogëluar të shërbimeve shëndetësore rutinë në disa zona, numri i vdekjeve që nuk lidhen me COVID-19 është rritur.

Sondazhi përfshiu të dhëna të mbledhura nga maji deri në korrik nga më shumë se 100 vende.

Studimi i OBSH-së thotë se “është e justifikuar të supozohet se edhe ndërprerja e moderuar e shërbimeve themelore shëndetësore në periudhën afatshkurtër deri në atë afatmesme, por edhe në planin afatgjatë mund të rezultojë në rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga shkaqe që nuk lidhen me COVID- 19 “

OBSH gjithashtu paralajmëron se çrregullimet në shërbimet mjekësore mund të ndihet edhe pas mbarimit të pandemisë.

“Pasojat mund të ndjehen edhe pasi të ketë mbaruar pandemia, sepse në përpjekjen për të kompensuar shërbimet e tyre, shtetet mund të zbulojnë se burimet e tyre janë të mbingarkuara,” thanë ekspertët e OBSH-së.