HULUMTIMI I SHKENCËTARËVE TË OKSFORDIT: Imuniteti te ata që janë shëruar nga COVID-19 zgjat të paktën gjashtë muaj

"Ky me të vërtetë është një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që janë rikuperuar nga COVID-19 nuk do të infektohen përsëri," tha David Eyre, profesor i Oksfordit dhe bashkëautor i studimit.

Njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë më pak të ngjarë të infektohen përsëri në gjashtë muajt e ardhshëm pas infeksionit të tyre të parë, sipas një studimi britanik të profesionistëve të shëndetit.

Studimi është një lajm i mirë për më shumë se 51 milion njerëz që janë infektuar me koronavirusin e ri që nga fillimi i pandemisë, sipas studiuesve në Universitetin e Oksfordit.

“Ky me të vërtetë është një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që janë rikuperuar nga COVID-19 nuk do të infektohen përsëri,” tha David Eyre, profesor i Oksfordit dhe bashkëautor i studimit.

Rastet e rralla të ri-infektimit kanë ngritur shqetësime se imuniteti mund të jetë afatshkurtër dhe se pacientët që shërohen mund të infektohen shumë shpejt. Por rezultatet e këtij studimi të kryer mbi profesionistët shëndetësorë të ekspozuar ndaj koronavirusit të ri, duke i bërë ata një grup infektiv me rrezik të lartë, tregojnë se ri-infeksioni është jashtëzakonisht i rrallë.

“Infeksioni me COVID-19 mbron një përqindje më të madhe të njerëzve nga ri-infektimi për të paktën gjashtë muaj,” thekson Prof. Eyre.

“Ne nuk gjetëm ndonjë infeksion të ri simptomatik në asnjë prej subjekteve në të cilët u gjetën antitrupa,” shtoi ai.

Hulumtimi zgjati 30 ditë. Gjatë studimit, 89 nga gjithsej 11.052 punonjës shëndetësorë pa antitrupa morën koronavirusin dhe simptomat, ndërsa kjo nuk i ndodhi asnjë prej 1246 personave me antitrupa.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër këtë grup të punëtorëve për të përcaktuar se sa zgjat imuniteti dhe nëse infeksioni i mëparshëm ndikon në ashpërsinë e sëmundjes nëse ndodh ri-infeksioni,” tha Prof. Eyre.