HULUMTIMI KLINIK MË I FUNDIT: Asnjë nga terapitë kundër COVID-19 nuk është treguar të jetë efektive në trajtimin e sëmundjes

Asnjë nga tre medikamentet nuk ndihmoi në ruajtjen e niveleve normale të oksigjenit në gjakun e pacientëve. Por njëra prej tyre ndihmoi në uljen e rrezikut të formës së rëndë të sëmundjes dhe vdekjes.

Dy medikamentet të shpallura si terapi e mundshme kundër COVID-19, ivermektin dhe fluvoxamine, nuk duket se përmirësojnë nivelet e oksigjenit te pacientët me COVID-19 ose zvogëlojnë rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes për shkak të COVID-19, tregojnë rezultatet e hulumtimit më të fundit klinik botuar në revistën New England Journal of Medicine.

Gjegjësisht, u dëshmua se asnjë nga dy medikamentet e përmendura nuk tregoi efekt kundër COVID-19 tek pacientët mbipeshë ose obezë, të cilët e morën ilaçin brenda shtatë ditëve nga fillimi i sëmundjes. Ilaçi i tretë, metformina, nuk e përmbushi qëllimin kryesor për përmirësimin e niveleve të oksigjenit, por zvogëloi gjasat që pacientët të zhvillonin formën e rëndë të COVID-19.

Në fazën e hershme të pandemisë COVID-19, barnat e lartpërmendura u renditën si trajtime të mundshme për COVID-19. Përndryshe, ivermektini përdoret për të trajtuar stronguloidozën, fluvoxamine për trajtimin e depresionit dhe metformina është ilaç për diabetin.

Të gjithë pjesmarësit në hulumtimin klinik duhej të ishin mbipeshë, duke pasur parasysh se obeziteti është një nga faktorët e njohur të rrezikut për formë të rëndë të COVID-19. Pak më shumë se gjysma e të anketuarve ishin të vaksinuar.