Një studim nga Klinika Universitare në Innsbruck tregoi se personat e kuruar nga koronavirusi i ri kanë imunitet të qëndrueshëm afatgjatë dhe nuk duhet të kenë frikë nga një infeksion ose mutacion i ri.
Pjesëmarrësit në studim ishin mesatarisht 44 vjeç dhe në muajin mars ishin sëmurë me COVID-19, shpjegon udhëheqësi i studimit Florian Deisenhammer.
Antitrupat u zbuluan te të gjithë pjesëmarrësit dhe gjashtë muaj më vonë, antitrupat neutralizues ishin të nevojshëm për imunitetin, gjë që tregon imunitet të vazhdueshëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
“Të gjithë elementët e imunitetit mbrojtës ekzistojnë,” thekson Diesenhammer.
Rezultatet e studimit përkojnë me gjetjet e rëndësishme ndërkombëtare, shtoi ai, duke theksuar se shkencëtarët në Islandë dhe Nju Jork kanë arritur në të njëjtin përfundim.
Ai thekson se njerëzit e shëruar nuk duhet të kenë frikë nga sëmundja e re, por thekson se ka përjashtime që nuk janë rregull.