HUMBJA E DËGJIMIT – PARANDALIMI DHE TRAJTIMI

Cilat janë shenjat e hershme të humbjes së dëgjimit? A mund të shërohet? Çfarë mund të bëni për të mbrojtur dëgjimin tuaj?

Cilat janë shenjat e hershme të humbjes së dëgjimit? A mund të shërohet? Çfarë mund të bëni për të mbrojtur dëgjimin tuaj?

Njëra nga indikacionet më të hershme se ju mund të keni humbje të dëgjimit, është atëherë kur ju jeni në një vend të zhurmshëm siç është restauranti dhe nuk mund të dëgjoni qartë bashkëbiseduesit tuaj që janë ulur në tryezë bashkë me juve.

Nëse vazhdoni t’i pyesni miqtë tuaj se çfarë thanë me një ton normal, duke e kyçur këtu dhe zhurmën që vjen nga pas, atëherë dyshoni se mund të keni humbur dëgjimin.

Gjithashtu, ndoshta ka diçka që nuk shkon me dëgjimin tuaj nëse shpesh ju duhet të ngrini volumin në televizorin tuaj ose të radios në të cilën dëgjoni rregullisht muzikë. Kjo është një tregues serioz se diçka nuk po shkon mirë me dëgjimin tuaj.

Poashtu, një tregues tjetër është se nëse, njerëzit ju thonë se flisni me zë të lartë, kjo me shumë gjasë mund të jetë një tjetër tregues së ju jeni në një fazë afër humbjes së dëgjimit.

Dhe së fundi nëse keni zhurmë të vazhdueshme apo fishkëllima në veshët tuaj, siç quhet Tinnitus, kjo mund të jetë një nga treguesit e parë që ju po humbni dëgjimin.

Pra, nëse keni ndonjë nga këto shenja, është e rëndësishme t’i vini re dhe të kontrolloni dëgjimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kërkoni ndihmë nga një mjek.

Një nga pyetjet më të shpeshta është, nëse humbja e dëgjimit mund të kurohet.

Dr. Shelli Çada, thotë se ekzistojnë disa shkaqe që janë shkaktarë të humbjes së dëgjimit por që mund të kurohen. Për shembull, nëse keni dyll që pengon tingullin në kanalin e veshit, duke ju bërë që të ndiheni pak si të bllokuar, apo nëse keni një infeksion të veshit. Gjithashtu, nëse timpani i veshit është i lënduar. Këto janë gjëra që mund të trajtohen me ilaçe ose kirurgji, por shumë lloje të tjera të humbjes së dëgjimit nuk mund të kurohen realisht.

Ajo që mund të bëhet, është se personat që kanë humbje të dëgjimit të mund të komunikojnë përmes përdorimit të pajisjeve, siç janë aparatet e dëgjimit dhe implantet kokleare. Ajo që është më e rëndësishme është se, këto ndryshime duhet të vërehen që në fazën e hershme, donë të thotë se ju keni problem me dëgjimin tuaj. Pikërisht është kjo arsyeja se pse, ju duhet të bëni kontrolle mjekësore që të njiheni me shenjat e para të humbjes së dëgjimit që kemi përmendur tashmë më lart në këtë artikull.

Çfarë nuk duhet të bëni?! Mos përdorni asgjë për të pastruar veshët. Jo kunjave për pastrimin e veshëve, çdo mjet tjetër që mund të dëmtojë veshin tuaj.

Veshi është një organ që pastrohet vetë. Nuk duhet që të përdoren këto gjëra. Sepse përdorimi i tyre mund të çojë në infektimin e tyre. Dhe, njëkohësisht të shkaktojë pengime biliare (obstrukcione). Ato mund të çojnë edhe në një këputje të timpanit të veshit. Ajo që gjithashtu ju nuk duhet ta bëni është: nëse keni probleme me veshin të përdorni ilaçe shtëpiake si dhe të vendosni vaj në vesh ose diçka të ngjashme. Mos vendosni asgjë në veshët tuaj, përveç preparateve mjekësore të përshkruara nga mjeku juaj pas kontrollit që ju keni bërë.

Burimi:https://.wwho.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/media-resources/science-in-5/hearing-loss

Përktheu dhe përshtati: S.N