Përderisa njerëzit ende e përjetojnë këtë simptomë kur infektohen me koronavirus, me kalimin e kohës dhe varianteve të reja, simptoma nuk është më aq dominuese.
Simptomat e Covid-it dhe gripit mund të ngatërrohen shumë lehtë
Hulumtimi i ri sugjeron se humbja e shqisës së nuhatjes ose shijes mund të jetë shenjë e Covid-it, si dhe sëmundjeve sezonale si ftohja dhe gripi, duke e bërë më të vështirë identifikimin e shkakut të këtij problemi.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu liston humbjen e nuhatjes ose shijes si simptomë, si të Covid-it poashtu edhe të gripit.
Përveç humbjes së nuhatjes apo shijes, ekzistojnë disa shenja të tjera që mbivendosen mes Covid-it dhe gripit. Ato përfshijnë:
- Ethet
- Kollitja
- Dhimbje të fytit
- Rrjedhje hundësh
- Dhimbje muskulore
- Dhimbjet në trup
- Dhimbje koke
- Të vjella
- Diarreja
- Frymëmarrje e shkurtër
- Lodhja
Si të dalloni disa shenja të ngjashme
Sipas CDC, ka disa mënyra se si simptoma të ngjashme – diarreja dhe humbja e shijes ose nuhatjes – mund të dallohen si shenja të kovidit ose gripit.
CDC thotë se diarreja është “më e zakonshme tek fëmijët me grip”, ndërsa “mund të ndodhë në çdo moshë tek dikush me Covid”. Sa i përket humbjes së shijes apo nuhatjes, edhe pse e pranishme në të dyja gjendjet, ka më shumë gjasa të përjetohet nga pacientët me Covid, sesa nga gripi.
A ka kuptim të testoheni?
Është e rëndësishme që të testoheni nëse mundeni, për të përcaktuar qartë nëse keni apo jo Covid. Në çdo rast, rekomandohet izolimi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Për shkak se infeksionet e shumta me COVID-19 mund të ndikojnë në shëndetin e dikujt dhe nuk ka garanci 100 për qind të imunitetit nga infeksioni ose vaksinimi i mëparshëm, është më mirë të shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë dhe të shmangni vendet publike nëse jeni të infektuar.