Humbja e shijes dhe nuhatjes jo domosdoshmërisht duhet të jenë simptomat e COVID-19

Humbja e shijes dhe nuhatjes ishte një nga simptomat më të theksuara dhe më të dallueshme të COVID-it në fillim të pandemisë.

Përderisa njerëzit ende e përjetojnë këtë simptomë kur infektohen me koronavirus, me kalimin e kohës dhe varianteve të reja, simptoma nuk është më aq dominuese.

Simptomat e Covid-it dhe gripit mund të ngatërrohen shumë lehtë

Hulumtimi i ri sugjeron se humbja e shqisës së nuhatjes ose shijes mund të jetë shenjë e Covid-it, si dhe sëmundjeve sezonale si ftohja dhe gripi, duke e bërë më të vështirë identifikimin e shkakut të këtij problemi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu liston humbjen e nuhatjes ose shijes si simptomë, si të Covid-it poashtu edhe të gripit.

Përveç humbjes së nuhatjes apo shijes, ekzistojnë disa shenja të tjera që mbivendosen mes Covid-it dhe gripit. Ato përfshijnë:

  • Ethet
  • Kollitja
  • Dhimbje të fytit
  • Rrjedhje hundësh
  • Dhimbje muskulore
  • Dhimbjet në trup
  • Dhimbje koke
  • Të vjella
  • Diarreja
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Lodhja

Si të dalloni disa shenja të ngjashme

Sipas CDC, ka disa mënyra se si simptoma të ngjashme – diarreja dhe humbja e shijes ose nuhatjes – mund të dallohen si shenja të kovidit ose gripit.

CDC thotë se diarreja është “më e zakonshme tek fëmijët me grip”, ndërsa “mund të ndodhë në çdo moshë tek dikush me Covid”. Sa i përket humbjes së shijes apo nuhatjes, edhe pse e pranishme në të dyja gjendjet, ka më shumë gjasa të përjetohet nga pacientët me Covid, sesa nga gripi.

A ka kuptim të testoheni?

Është e rëndësishme që të testoheni nëse mundeni, për të përcaktuar qartë nëse keni apo jo Covid. Në çdo rast, rekomandohet izolimi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Për shkak se infeksionet e shumta me COVID-19 mund të ndikojnë në shëndetin e dikujt dhe nuk ka garanci 100 për qind të imunitetit nga infeksioni ose vaksinimi i mëparshëm, është më mirë të shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë dhe të shmangni vendet publike nëse jeni të infektuar.