I shëndetshëm si luan: “Geofarm” prezantoi markën e re të Dr LEO BABY

Prodhimet e markës Dr LEO BABY janë prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë, ndërsa pas tyre qëndron kompania Geofarm, e cila është e çertifikuar nga TÜV Gjermani, një nga kompanitë më eminente të certifikimit që ekziston prej më shumë se 145 vjet.

Nën sloganin “I shëndetshëm si luan”, kompania “Geofarm” në muajin dhjetor zbuloi zyrtarisht markën e saj të re, Dr LEO BABY, e cila përfshin Dr LEO BABY D3 + K1 dhe Dr LEO BABY DHA Omega, ushqim për qëllime të veçanta i rekomanduar nga pediatrit për të porsalindurit, foshnjat që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël.

Në gamën e Dr LEO BABY bëjnë pjesë DR LEO BABY D3 + K1 DHE DR LEO BABY DHA OMEGA, ushqim për qëllime të veçanta i rekomanduar nga pediatrit për të porsalindurit, foshnjat që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël.

Në një atmosferë të relaksuar dhe prani të shumë pediatërve u theksua se ajo që e dallon Dr LEO BABY nga konkurrentët e tjerë është cilësia e lartë, që është në vend të parë, prodhimi i standardizuar me përbërës aktiv cilësor dhe jetëgjatësi prej tre vjetësh.

Si provë të cilësisë, “Geofarm” është çertifikuar nga TÜV Gjermani, një nga kompanitë më eminente të certifikimit që ekziston prej më shumë se 145 vjet. Konsumatorët mund të jenë të qetë – produktet e Dr LEO BABY janë prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë. Geofarm është i përbërë nga një ekip ekspertësh dhe profesionistësh të marketingut mjekësor, dhe specialistë të përkushtuar me ekspertizë në shëndetin e konsumatorit.

Produktet e markës Dr LEO BABY janë prodhuar sipas standardeve të larta të cilësisë

E pajisur në përputhje me standardet ISO 9001:2015, HASAP dhe GMP dhe me një angazhim strategjik për të prodhuar produkte me cilësi më të lartë që plotësojnë standardet dhe rregulloret e rrepta vendase dhe evropiane, kompania zgjeron praninë e saj në shumë tregje ndërkombëtare me markën e sajë, si dhe produkte nën markat e kompanive të tjera.

“Në mënyrë që të monitorojmë vazhdimisht nevojat e klientëve tanë dhe si rezultat i investimeve të vazhdueshme në kërkimin dhe zhvillimin e kapacitetit tonë, ne krijuam linjën tonë të produktit të markës Dr LEO dhe Dr LEO BABY”, theksojnë nga “Geofarm”.

Dr. LEO BABY
DHA Omega 100 mg

Dr LEO BABY DHA Omega 100 mg është i paraparë për rregullimin detik të funksionit të çrregulluar të shikimit-retinopatisë tek të porsalindurit, foshnjat që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël. Përveç ruajtjes së shikimit të shëndetshëm, DHA – (Acidi dokosaheksaenoik është acid yndyror thelbësor i pangopur, i cili nuk prodhohet në trupin e njeriut), kontribuon edhe në ruajtjen e funksionit normal të trurit. DHA është yndyrë strukturore kryesore dhe jashtëzakonisht e rëndësishme në tru, retinën e syrit dhe qelizat nervore:

  • 60% të strukturës së trurit e përbëjnë yndyrat, ndërsa 25% e kësaj yndyre është DHA.
  • 30% e yndyrës strukturore në masën e përhimtë të trurit është DHA.
  • Në gjithë strukturën e trurit, ky acid yndyror arrin deri në 97% të yndyrave omega-3 në tru dhe deri në 93% të yndyrave omega-3 në retinën e syrit.

Si provë të cilësisë, “Geofarm” është çertifikuar nga TÜV Gjermani, një nga kompanitë më të shquara të certifikimit që ekziston prej më shumë se 145 vjet. Konsumatorët mund të jenë të qetë – produktet e Dr LEO BABY janë prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë.

Acidi dokosaheksaenoik (DHA) që gjendet në Dr LEO BABY DHA Omega 100mg “twist-off” kapsulat është me origjinë natyrore bimore, I fituar nga algat e detit. DHA vaji i algave të detit prodhohet në kushte laboratorike të kontrolluara në mënyrë rigoroze, pastrohet në disa faza për të minimizuar të gjitha papastërtitë dhe me shije të këndshme që do të jetë e pranueshme për fëmijën tuaj.

Dr LEO BABY D3 + K1 (400 IU)

Dr LEO BABY D3 + K1 gjithashtu twist-off kapsula, rekomandohen për foshnjat e lindura parakohe, të porsalindurit dhe foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri për rregullimin dietik të rakitisit dhe sëmundjen hemorragjike të vonshme të porsalindurit.

Vitamina D3 dhe Vitamina K1 luajnë rol veçanërisht të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave: Vitamina D kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të eshtrave dhe dhëmbëve, funksionimin normal të sistemit imunitar, absorbimin normal dhe përdorimin e kalciumit, ndërsa Vitamina K kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetshme të eshtrave dhe koagulimi normal të gjakut.

Përveç ruajtjes së shikimit të shëndetshëm, DHA – (Acidi dokosaheksaenoik është acid yndyror thelbësor i pangopur, i cili nuk prodhohet në trupin e njeriut), kontribuon edhe në ruajtjen e funksionit normal të trurit. DHA është yndyrë strukturore kryesore dhe jashtëzakonisht e rëndësishme në tru

Doza e rekomanduar ditore për vitaminën D3 është 10 mg (400 IU) tek foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri. Nëse foshnja është me ushqim të kombinuar (qumësht gjiri dhe qumësht të adaptuar) ose është vetëm me qumësht të adaptuar, atëherë mjeku mund të rregullojë dozën ditore të vitaminës D3. Rimbursimi i vitaminës D3 rekomandohet gjatë moshës një vjeçare, si dhe nga mosha një vjeçare deri në fund të pubertetit, sidomos gjatë muajve të ftohtë (tetor-mars). Qumështi i gjirit nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës K1, kështu që të gjithë foshnjat marrin vitaminën K1 menjëherë pas lindjes. Përveç dozës së pjesshme, rekomandohet të plotësoni vitaminën K1 në dozë ditore prej 25 mg duke filluar nga java e dytë deri në fund të muajit të tretë të lindjes. (K.SH.D.)