Një studim i ri i botuar në revistën Nature nga një ekip global i shkencëtarëve që ka identifikuar 21 ilaçe ekzistuese që parandalojnë përsëritjen e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19.
Ilaçet u identifikuan nëpërmjet skriningut të mbi 12 000 preparateve.
Shkencëtarët analizuan një nga koleksionet më të mëdha në botë të barnave të njohura dhe raportuan 100 molekula që kanë treguar aktivitet antiviral në testet laboratorike dhe sugjerojnë se ato mund të bllokojnë përsëritjen e koronavirusit SARS-CoV-2.
Këto molekula janë treguar se gjenden në 21 ilaçe. Të gjitha ato mund të përdoren në sasi që do të jenë të sigurta për pacientët dhe efektive në trajtimin e COVID-19.
“Në ndërkohë shkalla e infeksionit vazhdon të rritet në të gjithë botën, ilaçet e përballueshme, të efektshme dhe të disponueshme duhet të gjenden sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe ilaçet që mund të jepen në mënyrë profilaktike ose në shenjën e parë të infeksionit”, paralajmëron një nga autorët e studimit, Sumit Chanda, Drejtor i Programit të Imunitetit dhe Patogjenezës në Institutin Sanford Burnham Prebys.
Si pjesë e studimit, ekipi i hulumtimit vlerësoi ilaçet me anë të biopsisë së mushkërive të personave të infektuar nga virusi.
Shkencëtarët zbulojnë se FDA tashmë ka aprovuar dy nga 21 ilaçet më efektive.
“Ky hulumtim zgjeron në mënyrë të konsiderueshme mundësitë terapeutike për pacientët me KOVID-19, veçanërisht pasi ne kemi tashmë të dhëna për ato barna që janë të sigurta për njerëzit”, tha Dr. Chanda.